Sulm me raketa në një bazë ajrore në Siri, ushtria amerikane mohon akuzat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm me raketa në një bazë ajrore në Siri, ushtria amerikane mohon akuzat

13:24 | 09/04/2018
në Bota
0

Mediat shtetërore siriane thanë se një sulm me raketa ka ndodhur të hënën në një bazë ajrore në provincën e Homsit në Siri, duke lënë pas një numër viktimash.

Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur në bazën e njohur si T4, dhe media shtetërore siriane fajësoi ushtrinë amerikane.

Por zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulm në Siri.

“Megjithatë, po vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe të mbështesim përpjekjet diplomatike për t’i mbajtur përgjegjës ata në Siri dhe gjetiu për përdorimin e armëve kimike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Christopher Sherwood.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Siria vazhdimisht ka mohuar përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit që filloi në vitin 2011, përfshirë edhe sulmin e fundit të dyshuar të së shtunës në para lagjet e Damaskut të kontrolluara nga kryengritësit, që la pas vetes 40 të vrarë.

Të dielën vonë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e dënuan fuqishëm sulmin kimik në Siri dhe u pajtuan që “qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”.

Në një bisedë telefonike “ata u pajtuan të shkëmbejnë informacione për natyrën e sulmeve dhe të bashkërendojnë një përgjigje të fortë të përbashkët”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Trump përdori rrjetin Twitter të dielën për të thënë se “do të ketë një çmim të lartë për t’u paguar”, për atë që ai e quajti “sulm të çmendur kimik” të shtunën.

Në një akt të rrallë kritikash të forta në adresë të udhëheqësit rus, presidenti amerikan deklaroi “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës” për mbështetjen që i japin “kafshës Asad”.

Ai kërkoi më tej nga Siria hapjen e zonës për personelin mjekësor dhe verifikues.

Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë pohimet për sulm kimik duke theksuar se “përhapja e tregimeve të rreme për përdorimin e klorit dhe substancave të tjera helmuese nga forcat qeveritare (siriane) vazhdon”.

“Ne kemi paralajmëruar disa herë së fundmi për provokime të tilla të rrezikshme”, thuhet në deklaratën e Moskës. “Qëllimi i një spekulimi të tillë mashtrues, pa asnjë argument, është mbrojtja e terroristëve dhe përpjekje për të justifikuar përdorimin e forcës nga jashtë”.

Irani tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara, synojnë arsyetimin e veprimeve të reja ushtarake amerikane.

Një vit më parë, pas një sulmi me armë kimike në Siri, presidenti Trump urdhëroi goditjen më 59 raketa Tomahawk në Siri, duke vënë në shënjestër një bazë ushtarake prej nga ishin ngritur avionët që kishin kryer sulmin kimik.

Presidenti Trump nuk tha se si do të përgjigjet Amerika pas sulmit të së shtunës. Por këshilltari për sigurinë kombëtare Thomas Bossert tha për rrjetin ABC News, se “asnjë opsion nuk mund të përjashtohet”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet të hënën rreth sulmit të pretenduar, pasi që nëntë vende kërkuan një mbledhje emergjente. Bashkimi Evropian tha se “dëshmitë flasin për një sulm tjetër kimik”, nga regjimi sirian.

/voa/

Etiketa: Bashkimi EvropianSiri

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Itali/ Kthyen shtëpinë në bazën e trafikut të kokainës, arrestohet familja shqiptare

Itali/ Kthyen shtëpinë në bazën e trafikut të kokainës, arrestohet familja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com