Një sulm me armë ka ndodhur në kampusin e një gjimnazi në Santa Clarita të Los Angeles-it dhe për pasojë të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Një 15-vjeçar aziatik është i dyshuar si personi që mund të ketë hapur zjarr në ambientet e shkollës. Ai ishte parë në shkollë i veshur me bluzë dhe pantallona të zeza.
Pamjet filmike tregojnë kaosin në ambientet e shkollës, momentin e evakuuimit në nxënësve dhe transportimin e të plagosurve drejt spitalit ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia.