• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulltan Nevruzi, simboli dhe ritet e kësaj feste

16:00 | 22/03/2016
në Gossip
0

Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, një festë e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.

Lexo edhe

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.

Ritet dhe gatimet tradicionale të festës

Festa e Sulltan Nevruzit është shumë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke ju falur ushqime ose të ardhura. Nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, duhet të luten për njerëzit që vuajnë. Në këtë ditë feste bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose bimë të tjera. Vendosin nëpër portat e shtëpive degë thane ose ulliri. Një rit interesant është dhe varja e veroreve të Ditës së Verës në degët e trëndafilit ose të shegës. Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse. Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë disa ushqime karakteristike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje.

Etiketa: besimtarët bektashinjbyrekimam AliuQaberitetsimboliSulltan Nevruzisultiash

Të Lidhura

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

nga 27
16:38 | 14/06/2023
0

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë ndër personazhet që është tërhequr dhe nuk...

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

nga 27
20:03 | 09/03/2023
0

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo...

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Luizi batuta për këngën e Armaldos

nga 27
22:43 | 08/03/2023
0

Në spektakëlin e djeshëm, Armaldo performoi këngën e tij dedikuar grave për 8 Marsin titulluar “Ta Dije”. Por mbrëmjen e...

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

nga 27
21:13 | 08/03/2023
0

I ftuar në ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio këtë episod ishte ish-banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i...

Para
Sot, 24 vjet nga fitorja e parë e PD-së

Sot, 24 vjet nga fitorja e parë e PD-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetim nga SPAK se ndalon, ja çfarë do të bëjë Elvana –

Hetim nga SPAK se ndalon, ja çfarë do të bëjë Elvana –

14:27 | 28/11/2023
Me flamur “Autochthonous”, Federata Botërore e Tenisit uron Pavarësinë –

Me flamur “Autochthonous”, Federata Botërore e Tenisit uron Pavarësinë –

14:23 | 28/11/2023
Big Brother/ A do jetë Arbër Hajdari opinionist i spektaklit sërish? –

Big Brother/ A do jetë Arbër Hajdari opinionist i spektaklit sërish? –

14:17 | 28/11/2023
Nga Kiara te Fifi e…, të famshmit shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit –

Nga Kiara te Fifi e…, të famshmit shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit –

14:05 | 28/11/2023
Basha uron nga kulla e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë –

Basha uron nga kulla e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë –

13:45 | 28/11/2023

Më Të Lexuarat

  • Hetim nga SPAK se ndalon, ja çfarë do të bëjë Elvana –
  • Me flamur “Autochthonous”, Federata Botërore e Tenisit uron Pavarësinë –
  • Big Brother/ A do jetë Arbër Hajdari opinionist i spektaklit sërish? –
  • Nga Kiara te Fifi e…, të famshmit shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit –
  • Basha uron nga kulla e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë –
  • EMRAT/ Morën peng shokun për një borxh, si u shpëtua 30 vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetim nga SPAK se ndalon, ja çfarë do të bëjë Elvana –
  • Me flamur “Autochthonous”, Federata Botërore e Tenisit uron Pavarësinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com