Suedia nis vendosjen e mikroçipeve, si do të zbulohet nëse e ke bërë vaksinën (Film)

0
633

Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. Raportohet se kjo është bërë në Suedi nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit.

Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe menjëherë vërshuan aplikimet e qytetetarëve. Mikroçipi i perfeksionuar ka madhësinë e kokrrës së orizit. Ai vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent. Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt.

“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë.

Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë. Dhe kompania dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë.