Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në qytetin e Fierit. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, të cilat kanë rënë mbi dy makina të parkuara në anë të rrugës.
Disa rrugë janë përmbytur, ndërkohë që raportohet edhe për dëme të tjera materiale, si pasojë e stuhisë së fortë.
Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët, dhe pritet që reshjet të vazhdojnë edhe të martën pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
/BalkanWeb/