Katër persona kanë mbetur të vdekur nga stuhia e ashpër vdekjeprurëse që ka mbërthyer thuajse të gjithë veriun e Europës.
Të gjitha shërbimet hekurudhore të distancave të gjata në Gjermani, si dhe disa shërbime ndërrajonale, janë anuluar për pjesën e mbetur të kësaj të enjteje. Fluturimet në Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit janë pezulluar gjithashtu për pak kohë.
Në Gjermani, meteorologët kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.