Studiuesi dhe shkrimtari britanik: Shqiptarët janë pjesë thelbësore e shoqërisë evropiane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studiuesi dhe shkrimtari britanik: Shqiptarët janë pjesë thelbësore e shoqërisë evropiane

13:28 | 09/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nëse nuk do të egzistonte rezistenca e Skënderbeut, pushtimi i Evropës do të jetë një fakt, nuk ka asnjë fuqi tjetër të aftë t’i rezistojë turqve nëse bie fortesa shqiptare. Kjo tregon sesi shqiptarët janë pjesë thelbësore e shoqërisë evropiane.

Kështu shprehet shkrimtari dhe studiuesi britani dr. David Harrison në një intervistë ekskluzive për Albspirit.

Dr. Harrison tregon kontaktin e parë me historinë shqiptare, kryesisht përmes interesimit për personalitetet historike shqiptare si Skënderbeu dhe Ali Pashë Tepelena.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

David mbrojti me sukses doktoratën e tij mbi historinë e Masonerisë Angleze në Universitetin e Liverpoolit, Angli në vitin 2008. Ai është autori i dhjetra librave mbi historinë e Masonerisë, siç janë: ‘Zanafilla e Frimasonerisë’, ‘Ritet e fundit dhe ritualet e Freemasonizmit’, etj.

Bisedoi: Mevi Rafuna

  1. Si u njohët për herë të parë me shqiptarët?

Kryesisht përmes interesimit tim për personalitetet historike shqiptare si Skënderbeu dhe Ali Pashë Tepelena, me të cilët u njoha me anë të interesimit tim për poetin e njohur anglez Lord Bajron.

  1. Dhe me Kosovën, si pjesë e Shqipërisë, ç’mund të thoni?

Kosova është një shtet i ri , i bukur, i pavarur, një demokraci e re që ka një të ardhme shumë të ndritshme. Është koha që njerëzit të punojnë për këtë shtet të ri, ta ndërtojnë atë dhe gjithashtu që politikanët të mbajnë besimin e popullit dhe të krijojnë një demokraci të re, të fortë në peizazhin politik të Evropës. Mbi të gjitha, ka pasur shumë sakrifica për këtë liri dhe Kosova do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, pasi ka shumë njerëz me energji që duan të kontribuojnë për këtë komb të madh.

  1. Pse jeni interesuar për historinë dhe kulturën shqiptare?

Fillimisht jam nxitur nga tërheqjen e aventurierëve dhe studiuesve anglezë që erdhën në Shqipëri në të kaluarën, si John Neëport me Skënderbeun dhe Lord Bajron me Ali Pashë Tepelenën. Gjithashtu, diplomatët e hershëm anglezë si Sir Harry Eyres dhe Colonal Stirling, të cilët në vitet 1920, patën një ndikim të madh në Shqipëri, duke qenë se Eyres ishte diplomati i parë i huaj atje. Ata të gjithë duket se janë pranuar në Shqipëri dhe të gjithë dukej se kishin gjetur një mikpritje tjetër nga shtëpia e parë këtu në Angli. Kur jam këtu, shpesh mendoj për këta anglezë pasi jam i qetë sepse ndihem njësoj si në viset shqiptare ashtu edhe në vendin tim.

  1. A keni kontakte të drejtpërdrejta me personalitete shqiptare?

Unë jam shumë miqësor me familjen e Sofie Kastriotit dhe ajo më ka krijuar mundësinë për t’u njohur me shumë personalitete të tjera në Kosovë; ata më kanë dhënë këshilla për aspekte të ndryshme të shqiptarëve.

  1. Në botën britanike njihet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, Fituesja e çmimit Nobel për Paqen Nënë Tereza, aktori shqiptar Bekim Fehmiu dhe fitues ‘Man Man Booker International’, shkrimtari Ismail Kadare; ç’mund mund të thoni për këto personalitete?

Jam shumë i njohur me të gjithë personalitetet e mësipërme. Aktori Bekim Fehmiu është i preferuari im, veçanërisht filmi i tij për “Count Cagliostron”, i cili është i preferuari i të gjitha kohërave, pasi Cagliostro ishte një frimason me ndikim, për të cilin kam shkruar në një nga librat e mi “Ritet e humbura dhe ritualet e frimasonerisë”.

  1. Por në Angli janë dy këngëtaret e njohura shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, mendimi juaj?

Ata janë këngëtarë fantastikë. Ka edhe shumë muzikantë të tjerë të shkëlqyeshëm shqiptarë, veçanërisht më pëlqen Bebe Rexha dhe, duke qenë historian, më pëlqen shumë muzika popullore shqiptare, e cila ruan një tingull që mund të gjendet në muzikën mesjetare evropiane.

  1. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët?

Shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për të kaluarën e tyre, pasi kombi ka qenë gjithmonë jetik për mbijetesën e Evropës. Për shembull, John Neëport thoshte se ‘nëse nuk do të egzistonte rezistenca e Skënderbeut, pushtimi i Evropës do të jetë një fakt, nuk ka asnjë fuqi tjetër të aftë t’i rezistojë turqve nëse bie fortesa shqiptare’. Kjo tregon sesi shqiptarët janë pjesë thelbësore e shoqërisë evropiane. Ekziston një histori tjetër që më pëlqen që më është thënë nga një akademik shqiptar nga Kosova i quajtur Ylli Prebibaj, ku spiuni anglez Morton Frederick Eden, në vitin 1919, po udhëtonte në një makinë me mikun e tij shqiptar, Zëvendës Kryeministrin Preng Bib Doda. Makina u ndalua nga kriminelët dhe Doda u tha atyre: ‘Më vrisni mua, ju lutem, por mos e qëlloni mikun tim sepse ai është në besën time’. Në një akt të dhunshëm të hapur, siç është kjo, tradita shqiptare ka ende një respekt për të huajt në vendin e tyre.

/Alb-Spirit/

Etiketa: "Skenderbeu"AlbspiritAli Pashe Tepelenashkrimtari dhe studiuesi britani Dr. David Harrison

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Tiranë/ Një foshnjë e braktisur gjendet në afërsi të fshatit SOS, policia nis hetimet

Tiranë/ Një foshnjë e braktisur gjendet në afërsi të fshatit SOS, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com