Studentët janë shpresa e një vendi. Shqipëria ka nevojë për ta që të dalë nga udhëkryqi. Shenjat e para po duken.
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.
Nëse nuk merren parasysh kërkesta e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me ta por ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen në ambinetet e Ministrisë së Arsimit.