Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në një takim me studentë në godinat e Qytetit Studenti. Ndërsa ai fliste një studente e ka akuzuar për vaasjen e Ardit Gjoklajt.
“Sot paradite Erion Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 të Qytetit Studenti. Studentet dhe aktivistet e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.
Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.
Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”, shkruan Lëvizja për Universitetin.
https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/2320728484827037/
Where is the sounds please?