Në prag të ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, Thomas Strakosha ka bërë të qartë se nuk ka rëndësi aktualisht se kush fiton duelin mes tij dhe Berishës për katërkëndorin kuqezi.
“Unë shpresoj që të fitoj me Shqipërinë time, pavarësisht se kush do të luajë në këto ndeshje dhe dëshiroj që të kthehem në Romë me 6 pikë të siguruara”, tha Strakosha, të cilin pas ndeshjeve me kuqezinjtë, e pret një duel ndaj një skuadre që vesh pikërisht ngjyrat kuqezi, Milani.
“Pas pauzës do të jetë ndeshja me Milanin, shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen e publikut tonë. Ajo është një ndeshje e rëndësishme, kundërshtari është shumë i fortë, do të japim maksimumin, pasi na nevojiten tri pikët”, tha Strakosha.