“Jemi në një kohë që disa e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre”, është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias duke iu referuar statuseve të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Shefi e diplomacisë greke, iu referua një statusi në facebook të kryeministrit shqiptar, Edi Rama më 24 janar, kushtuar Ali Pashë Tepelenës.
Komenti i plotë i Kotzias:
“Jemi në një kohë që disa e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre. Që nga Rama që zbuloi Akropolin dhe se Ali Pasha kreu revolucionin e 1821-shit e deri te Presidenti i ri i Parlamentit Europian. Historia është një fushë beteje dhe duhet të përdoret si shkollë për të nxjerrë mësime dhe jo si burg, ku të burgoset mendja jote.”