OSHEE njofton se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 2 tetor do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 2 Tetor
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 2 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë
11:00-13:00
rruga “Pjeter Bogdani”, rruga “Vaso Pasha”
14:00 -15:00
rruga “Petro Nini Luarasi” tek Shkolla e Baletit.
9:00-15:00
rruga “Jordan Misja”