Sportisti Briken Calja letër të hapur Ramës: Zyrtarët e paaftë të ministrisë ju keqinformojnë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sportisti Briken Calja letër të hapur Ramës: Zyrtarët e paaftë të ministrisë ju keqinformojnë!

18:26 | 25/10/2019
në Kryesore, Shqiperi, Sport
0

Briken Calja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Tajlandë, por pavarësisht arritjes së tij të madhe, peshëngritësi nga Shtërmeni ende nuk ka marrë shpërbilimin që i takon në bazë të rregullave të vendosura nga vetë shteti shqiptar.

Sportisti i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Rama, në të cilën shprehet se Ligjin aktual i Sportit ndonëse më i miri i viteve të fundit, është lënë pas dore nga zyratrët e ministrisë së linjës.

Këta ministra, sipas Caljes, kanë guxuar të keqinformojnë dhe kryeministrin.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Letra e hapur e Briken Caljes:

“Z.Kryeministër, së pari ju falenderoj për përgjigjen ndaj problemit që unë po has në lidhje me shpërblimin e medaljeve si shkak i meseleve të një keqinterpretimi me ose pa dashje.
Së dyti, e ndoqa me vëmendje fjalën tuaj mbrëmë dhe po ju them që më është shtuar besimi që ju do i jepni një zgjidhje situatës.

Por nga ana tjetër, doja t’ju shprehja drejtpërdrejt faktin që zyrtarët e Ministrisë ju kanë keqinformuar dhe kanë përcjell tek ju një informacion që nuk ka asnjë bazë dokumentare.

Ekziston një dispozitë e qartë ligjore, jam shumë darkord me ju, dhe kjo dispozitë ligjore mbështetet në rregullat ndërkombëtare të Federatës Botërore, por doja t’ju vija në dijeni që rregullat ndërkombëtare nuk lexohen mbrapsht ashtu si i lexojnë qoftë nga paaftësia, qoftë nga padija specialistët e Ministrisë të cilët kanë bërë gjithë këtë mesele keqinformimi, duke ngritur një situatë aspak normale e të favorshme që unë të garoj e të jap më të mirën për ekipin kombëtar. Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve. Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë. Vetëm në rastin e Lojërave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh).
Për shpjegim dhe saktësim doja t’ju thoja që nuk po diskutojmë mbi VKM-në përkatëse por thjesht zbatimin e saj. Ligji i sportit është më i miri i viteve të fundit por zbatimi i tij mbetet sfidë e madhe.
Dua t’ju marr disa minuta nga koha juaj e t’ju ftoj që ti hidhni një sy VKM-së, letrës kthim-përgjigjeje dhe rregullave ndërkombëtare për shpërblimet.
Jam i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo forme që ti japim drejtimin e duhur kësaj rrëmuje artificiale të ngritur pa shkak.
Jam i gatshëm dhe sfidoj këdo që lexon mbrapsht një fjali të shkruar drejt dhe shqip.

Në pritje të zgjidhjes,
Brikeni”

Etiketa: briken caljaKryeministri Edi RamaMedalja e Artë

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Pëson sulm nervor, ushtari vret 8 kolegë në Rusi dhe plagos 2 të tjerë

Pëson sulm nervor, ushtari vret 8 kolegë në Rusi dhe plagos 2 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com