“Sporti 2016”… kishim edhe ne – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sporti 2016”… kishim edhe ne

15:34 | 30/12/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Tashmë jemi mësuar, që çdo fund viti të shoqërohet edhe me një bilanc, kryesisht të arritjeve në fusha të ndryshme të vendit, pasi për dështime, në Shqipëri nuk bëhet fjalë, që prej fundit të vitit 1944. Madje, nëse merr guximin të thuash në publik qoftë edhe me mëdyshje, se diçka sikur nuk po shkon, apo isha unë që nuk e pashë mirë, të drejtohen me: “T’u thaftë goja!”. Dhe jo më të shprehesh me vendosmëri që “kjo ishte diçka shumë e keqe, që nuk duhet të ndodhte dhe dikush duhet të ndjehet përgjegjës e të mbajë përgjegjësi”. Në këtë rast, guximi i kalon kufinjtë e logjikës së vendit, ku jetojmë dhe mallkimi që meriton është pak më folklorik, i tipit: “Inshallah nuk e arrin fundin e vitit tjetër!”. Dhe një farë të drejte e kanë. Në këtë Shqipëri, ku kudo prodhohet me pasion, askush nuk ka të drejtë të përflasë produktin e tjetrit për hiç gjë, vetëm se për ta bërë atë më të këndshëm, diku u abuzua, diku u vodh, dikush u servilos dhe dikush tjetër goditi gjoksin si triumfator. Në vitin 2016 kemi patur edhe sport, por për të qenë të sinqertë kemi parë vetëm futboll.

Në disiplina të tjera, thjeshtë jemi çuditur ndonjëherë nga rezultate të pabesueshme sportistësh të veçantë, të arritura pa asnjë mbështetje, por vetëm për hir të sakrificave të tyre, të vëna në shërbim të një pasioni ekstrem. Pikërisht në këtë vit, një atlete, Luiza Gega, u shpall nënkampione e Europës dhe çfarë ka hequr për ta fituar atë medalje të rëndësishme. Asnjë mbështetje gjatë përgatitjeve, duke mosbesuar në aftësitë e saj dhe aspak mirënjohje kur u kthye, duke ia injoruar suksesin. Gjë që këtu dinë ta bëjnë me shumë talent. Mbi të gjitha, ky kurs paradoksal nuk ndryshoi edhe në prag të përgatitjeve për Lojrat Olimpike të Rios, kur Luiza u stërvit në Dardhë, në një vend të këndshëm, ku njerëzit përshkojnë të njëjtat monopate mes kumbullave, vetëm për të tretur mishin e qingjit dhe lakrorin me qepë. Por edhe në stadiumin “Skënderbeu”, ku nuk e kishin marrë mundimin as të vizonin pistën, madje as t’i mbushnin gropën me ujë. Atletja jonë do të na përfaqësonte në 3000 metra me pengesa, një garë shumë teknike, kështu që edhe trajtimi duhet të ishte specifik. Por për fatin e keq, Luiza po jeton në një habitat, ku sporti më i suksesshëm është indiferenca ndaj kampionëve të vërtetë…, ndërsa ajo vuan. Pikërisht, ai që u paraqit në Rio ishte i gjithë sporti shqiptar (përveç futbollit), i seleksionuar në një hark kohor 4-vjeçar. Dhe çfarë mbajmë mend ne nga Brazili? Anëtarë të delegacionit tonë që u përleshën qysh në paradën e çeljes së Olimpiadës, për të treguar se kush kishte më shumë merita partie, për të qëndruar në rreshtin e parë. Vumë re, që megjithëse numri i sportistëve ishte më i vogël se i shoqëruesve, një atlete mungoi në parakalim, pasi një prej drejtuesve kishte numëruar gabim deri në 10 dhe kishte porositur një kostum mangët. Por, një mesazh inkurajues për popullin e dha edhe ai ekip modest. Si rrallëherë, peshëngritësit tanë nuk kishin përdorur substanca të ndaluara, megjithëse atëherë kur bënë të kundërtën, zbritën në Rinas të mbuluar në ar dhe u pritën si heronj nga personalitete të vendit. Pikërisht, atë pritje i mohuan Luizës, e cila hyri në Shqipëri nga po i njëjti aeroport, me një medalje të pastër në qafë dhe që kishte shkuar për të garuar me bukë me vete.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në lojërat me dorë ka filluar të hidhet ndonjë hap përpara, gjë që edhe mundet të të bëjë të shpresosh, duke patur parasysh që këto lëvizje milimetrike vijnë pas një vdekje klinike mbi 20-vjeçare. Por, a thamë që indiferencën e kemi sport elitar? Ja ku mund t’i shohësh sërish, pa as më të voglin mundim, pasojat e një shkatërrimi të dhimbshëm. Ne kërkojmë skuadra që të na zbavisin, ndërkohë që nuk ka mbetur asnjë pallat sporti. Në fakt, disa ngrehina që dikur kryenin këtë funksion kanë mbetur, por se si janë aktualisht nga brenda, më mirë të mos e përshkuash. Kështu që ka mbetur vetëm futbolli. Pesë muaj më parë ishim në finalet e Euro 2016, pra midis skuadrave elitare të kontinentit. Dhe mbi të gjitha nuk ishim thjesht vizitorë, por konkurentë simpatikë, të mbështetur nga një tifozeri spektakolare. Skuadrat tona kanë marrë pjesë në kupat e Europës dhe nuk janë larguar fare si anonimë. Ah po, vetëm kampionët nuk morën pjesë askund, se ashtu ishte një muhabet. Tashmë kemi një kampionat që ka çmim, pra të drejta televizive, transferime futbollistësh, e të tjera si këto. Si dhe kemi stadiume shumë më dinjitoze. “Mot më mire!”… më në fund edhe ne e kemi një arsye të urojmë.

Etiketa: DardhëEuro 2016folklorikLojrat Olimpike të RiosLuiza Gegasaimir demiSporti 2016T’u thaftë goja!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Viti Ri osh nona!

Viti Ri osh nona!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com