Pamje të xhiruara nga ajri që tregojnë qartë se si Spliti i Kroacisë po digjet nga zjarret e shumta që kanë prekur disa shtete të botës.
Prej tre ditësh Kroacia vijon luftën me zjarret, ndërsa Spliti është qyteti më i prekur me qindra hektarë pyje të djegur.
Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë zjarret por era e bën më të vështirë këtë punë duke ndikuar në përhapjen e tyre.