Spitali i Ramës në Fier dhe Shqipëria si spital – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spitali i Ramës në Fier dhe Shqipëria si spital

16:58 | 04/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Avni Nezaj

E mbani mend?!

Dolën në rrugë tanket marsin dhe prillin e vitit të kaluar që të bindnin shqiptarët se pandemia është shumë e rrezikshme dhe se “armiku i padukshëm” do të bëjë kërdinë nëse nuk i bindemi tankut dhe autoblindës.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Një terror i kontrolluar nga shteti dhe i ideuar nga kreu i qeverisë Rama dhe mjeshtrat e propagandës qeveritare që i rrinë ngjitur.

Vitin e kaluar e shikonim terrorin dhe armikun nga dritarja e shtëpisë ose në media, ndërsa sot shqiptarët e kanë në shtëpi edhe armikun dhe terrorin që vjen prej tij. Se shteti që duhet t’i mbrojë shqiptarët nuk ekziston. Nuk kishte asnjë strategji se si të ndalonte përhapjen e virusit. Dhe paratë për ata që dëmtoheshin nga mbylljet, duhet të shkonin për PPP-të. Gjithçka u la në rrjedhje të lirë. Duke shtuar dyshimet se kjo është edhe një strategji e Rilindjes për ta mbyllur brenda edhe opozitën edhe popullin javët e fundit para zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë është vazhdimisht i zënë me ndonjë publikim fotosh infermieresh shtatzëna që punojnë dhe që duhet falenderuar për kurajon. Por edhe shfajësuar sigurisht, sepse nuk kanë çfarë t’i bëjnë shtetit. Ai mundet të të përdorë foton pasi është në diskutim vendi i punës. Përveç fotove, kreu i qeverisë shpërndan në rrjet video-montazhe “veprash madhështore” si ndonjë bujtinë në kodra për të na bindur se shqiptarët punojnë por nuk na tregon se çfarë bën qeveria.
Sërish propagandë e shpifur.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Qeveria ngjan si ai grupi i valleve që po mbante koncert te Sanatoriumi përballë me dhomat e njerëzve që po jepnin shpirt, e këta luanin muzikë. Të sëmurët dridheshin nga edhet e virusit, ndërsa qeveritarët nën edhet e tallavasë. Me shumë se kriminale.

Tani njerëzit që t’i shpëtojnë muzikës tallava në oborret e spitaleve, hedhjes nga dritaret, mungesës së shërbimit, Tireve gjithandej, kanë zgjedhur të ngujohen në shtëpitë e tyre të shndërruara në spital.

Diku rrinë varur serumet. Diku aparaturat e oksigjenit. Diku palosur kutitë me ilaçet dhe bashkë më këto frika e pakufi e secilit banor të këtyre shtëpive kthyer në pavijone. Me fat janë atë që kanë shumë dhoma në shtëpitë e tyre. Sepse mund të ndahen e t’i shërbejnë disi njeriut të sëmurë. Kështu ndoshta nuk infektohen edhe të tjerë nga virusi i rrezikshëm. Pra ruajnë një farë distance, si në shtëpi…. Por ata që kanë hapësira të ngushta banimi janë të detyruar të pranojnë fatin e infektimit me qetësi e duke u lutur që t’i ndihmojë Zoti. Janë të detyruar të flenë me “armikun”.

Më e zezë është situata me qytetarët që nuk kanë para për të blerë kurën e ilaçeve apo shërbimin e infermierëve që janë bërë si administratorë pallatesh sa nga një godinë në tjetrën duke bërë gjilpëra e duke vendosur serume.

Ata që nuk kanë, marrin borxh e kështu shtohet varfëria e sytë kthehen nga qeveria. Por qeveria nuk jep asgjë. Dhe në spitalet e qeverisë nuk ka vende të lira.
Por qeveria “mendon” për popullin e ngujuar në shtëpitë spitale, po ndërton në Fier anijen që do t’i “shpëtojë” nga mbytja. Pra janë duke bërë provat e gjenerale për koncertin e radhës tallava.

Të gjithë ata që u përballen me virusin dhe e kaluan në spitalin-shtëpi, nuk mund të harrojnë frikën e komshinjve, frikën e të gjithë banorëve të shkallës kur shikojnë dikë që hyn apo del nga banesat e shndërruara në spital.

Heshtja e tyre në distancë pasi e dinë se nuk kanë zgjidhje tjetër është si një plumb qorr që të kap pa mendje. Në shikimin e tyre vërehet justifikimi se nuk të ndihmojmë dot. Sepse janë njerëz të mirë. Nuk bërtasin që po jetojnë komshi me spitalin. Derë më derë. Ata e dinë se secili prej tyre ndoshta do ta këtë radhën në të ardhmen. Me nga dy maska ne fytyrë që të mbrohen.

Se qeveria është në fushatë. E ka projektorin, drejtuar tek personalitetet që do vaksinojë në ditët në vijim. Edhe kamerat aty janë, ndjekin “dritën”. Se duke vaksinuar personalitetet që zgjedh Rama u mbushet mendja shqiptarëve të bëjnë vaksinën. Sikur të kishte vaksina me bollëk, apo sikur të kishte një lëvizje të madhe anti-vaksinë në Shqipëri. Çfarë tallje.

Gjërat janë për faqe te zezë sepse kemi një komitet teknik i krijuar disa muaj pasi ishte deklaruar se ekzistonte. Një komitet që kryetarin e ka 24 orë në ekran duke recituar.
Sepse kemi një Ministre Shëndetësie që më shumë është e shqetësuar që t’i këtë maskat të të njëjtit model me ato të liderit, se sa për shëndetin e shqiptarëve.

Ndërkohë qytetarët e thjeshtë po e vuajnë në shpinë, xhep, shpirt dhe zemër pandeminë. Me mijëra qytetarë kanë zgjedhur të kurohen në shtëpi nga frika dhe mungesa e spitalit të Edi Ramës dhe Manastirliut. Me mijëra shqiptarë kanë zgjedhur të përballen me këtë armik të frikshëm të vetëm dhe pa ndihmë, as të shtetit, as të institucioneve që kanë për detyre të ndihmojnë të sëmurët. E vetmja ndihmë është telefonatat që bëjnë me mjekët e familjes, e që pas telefonatës së parë ose të dytë, zgjedhin mjekë që i kanë njerëz të gjakut të tyre për t’i konsultuar se edhet tek ata po humb besimi. Shumë ilaçe dhe shpenzimet janë marramendëse.

Edhe në këto ditë kur të sëmurët me Covid janë më mijëra e të shpërndarë në të gjithë vendin duke kthyer Shqipërinë në një spital të madh, Rama vijon më punën e tij, propagandën. U sjell nëpër media shqiptarëve, por në mënyrë të veçantë të sëmurëve, imazhet në formë “stalle” të një spitali që po ndërtohet në Fier. Si një spital fushor ushtrie në kohë lufte. Këtë e bën për tu thënë se këtu jam, ja po bëj diçka të “madhe”, po ndërtojmë një spital!!!

Ditë për ditë. Video, foto, mesazhe qe vijnë nga Fieri sikur atje të ishte shpëtimi i botës, sikur atje të ishte vendi ku buron vaksina anti-Covid e jo një strehë e re e propagandës së Rilindjes kësaj herë sponsorizuar nga Erdogan, jo vetëm për interesat e tij.

E mbani mend!?

Ne marsin e kaluar e kishim armikun jashtë. Nuk duhet të dilnim. Sot që armikun e kemi në shtëpi çfarë duhet të bëjmë?

Thjesht mbajeni mend, prandaj 25 prilli është shumë larg.

Etiketa: avni nezajedi ramaspitali ne Fier

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Miratohet rezoluta për Shqipërinë, Komisioni i Jashtëm i PE: Dënim për blerjen e votës kusht për negociatat

Miratohet rezoluta për Shqipërinë, Komisioni i Jashtëm i PE: Dënim për blerjen e votës kusht për negociatat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com