Deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka folur në lidhje me protestën e studentëve. Ajo është shprehur se studentët nuk kanë lajmëruar për protestën dhe se ministria është kapur në befasi .
“Studentët investojnë shumë edhe nga buxheti i tyre për t’u shkolluar. Qeveria nuk ka asnjë problem me protestën e studentëve.
Ka probleme në administrimin e univesiteteve dhe duhet një menaxhim i ri në universitete. Ne nuk e konsiderojmë tërheqje por kjo ishtë një kërkesë e nevojshme e univeristeteve. Tarifën për provimet e mbartura e kanë kërkuar rektorët. Ka pasur një mungesë komunikimi mes rektorëve dhe universiteteve. Ministria është kapur në një lloj befasie. Protestuesit nuk e kanë lajmëruar Ministrinë e Arsimit. Ti bënin një shkresë për pakënaqësitë.”, u shpreh Spiropalin në “News 24”.