Në Spanjë policia ka vënë në pranga 4 shtetas Shqiptarë të cilet merreshin me grabitjen e vilave luksoze.
Sipas mediave, shqiptarët ishin të moshës 24 deri në 30 vjeç.
Tre prej tyre ndodheshin ilegalisht në Spanjë ndërsa i katërti kishte dokumente italiane, por rezultonte i dënuar në këtë shtet.
Sipas Gardës Civile, shqiptarët kanë grabitur 16 vila në Rasines, Guriezo, Liano, Queveda, Escalante, Pielagos, Puente Arce dhe Viono.
Shqiptarët u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Simbal” në 4 janar.