Spanja e papërmbajtshme ka arritur kualifikimin pas fitores ditën e djeshme. Skuadra e Del Bosque-s del në identitet me fitoren më të thellë të marrë në këtë europian, 3-0 përballë Turqisë.
Rastet e skuadrës spanjolle ishin të panumërueshme në portën turke.Turqia zhgënjen sërish, duke mos lënë asnjë shenjë positive në këtë europian.
Në minutën e 34-t, Morata falë një krosi të Nolitos dërgoi topin me kokë në rrjetën e Volkan Babacan.
Vetëm pas 2 minutash asistuesi i golit të parë Nolito u bë autor i golit të dytë.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë erdhi me një lojë më të vakët por prapëseprapë spanjollët shënuan me Morata-n, pas një aksioni alla Barcelona të Iniestas dhe Jordi Albas .
Spanja mbajti kontrollin e lojës deri në fund, duke mos e lënë të rrezikoj
Spanja pas kësaj fitoreje ka kaluar fazën e grupeve, pasi Kroacia ka katër pikë, Çekia ka një pikë, e Turqia ende pa pikë.