Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në Abc News duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.
Raportohet se hetimi është nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”.
Mësohet se nëse gjendet fajtor, Alla mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burg.
Mësohet se SPAK do të hetojë se ku e ka gjetur Alla kokainën, si edhe do të merren në pyetje pronarët e lokalit dhe personat që gjendeshin aty në ato momente. SPAK do të pyesë gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e afërt që dyshohet se mund të kenë dijeni se Alla përdorte lëndë narkotike.