Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vendosur arrest me burg për Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.
Tola ka punuar si shofer edhe pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Tola, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Arrestimi i tij është kryer mbrëmë nga SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.
Sipas burimeve ai i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në qytetin e Sarandës.