SPAK kap grupin kriminal/ Dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani me viza fallco – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK kap grupin kriminal/ Dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani me viza fallco

18:22 | 22/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK,  ka regjistruar procedimin penal për një grup personash që akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zurtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të procedimit penal Nr.272/2016 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal Nr.25/2019, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zurtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë, nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Për 10 të pandehurit e dërguar për gjykim, Gjykata e Posaçme Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 1, datë 20.01.2020, ka deklaruar fajtor dhe dënuar të pandehurit :

Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Etiketa: Alfred MyrtajFalsifikimi i vulaveFlorjan HysenajIlir MyrtajMarjo MyrtajNdihma për kalim të paligjshëm të kufijveProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuarShkelqim Mema dhe Ismail AlushaniSPAK

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Ja sekuencat ku pretendohet se kryebashkiaku thith kokainë (pamjet)

I doli video duke thithur kokainë, reagon sërish Lefter Alla: Montazhi i publikuar është seria e rradhës e telenovelës Babale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com