SPAK “hedh sytë” nga abuzimi me tenderët, por ka një pengesë për të shkuar te “shefat e mëdhenj” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK “hedh sytë” nga abuzimi me tenderët, por ka një pengesë për të shkuar te “shefat e mëdhenj”

15:20 | 18/07/2021
në Kryesore
0

Read more

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderët është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike.

Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderëve si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore  jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK.

Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe  që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tenderë është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK.

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

“Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderët. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari.

Burimet tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderët në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tenderët e Ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi, të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën janar–dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga tё cilat, 191 procedura janë përdorur pёr përballimin e emergjencave nё kuadёr tё COVID-19 dhe 74 procedura nё kuadёr tё proçesit tё rindёrtimit.

Vetёm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake tё njoftimit tё kontratёs janё pёrdorur nga Autoritetet Kontraktore nё bazё tё parashikimeve tё ligjit tё prokurimit, për situata tё ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total tё procedurave tё pёrfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% tё tyre.(SI)

Etiketa: abuzimipengesëshefat e mëdhenjSPAKtender

Të Lidhura

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

nga 27
10:39 | 23/04/2026
0

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka përvetësuar...

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

nga 27
10:11 | 23/04/2026
0

Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në...

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

nga 27
09:53 | 23/04/2026
0

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës, pasi dyshohet se në subjektin...

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

nga 27
09:35 | 23/04/2026
0

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që...

Para
Identifikohet pacienti që hodh nga lartësia tek Infektivi! Ishte shtruar një ditë më parë (emri)

Asnjë vdekje Covid në 24-orët e fundit në Kosovë, kurba e infektimeve mbetet në nivele të ulëta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

08:57 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –
  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com