• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spahia në gjurmët e Voltanës, 68 mln lekë për korsinë e biçikletave –

15:04 | 30/03/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Taulant Balla paraqitet në SPAK –

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Kryetari i Bashkisë Shkodër, ka gjetur pikën se si të bjerë në sy për mirë para zgjedhjeve. Njësoj si Lali Eri me propagandat në Tiranë, edhe Spahia ka vendosur të merret me korsitë e biçikletave. Shkodra njihet si qyteti i Biçikletave në vendin tonë. Një kulturë e trashëguar prej vitesh, që vazhdon akoma edhe sot. Qytetarë të shumtë përdorin biçikleta, por në këtë qytet vështirë të gjesh korsi për biçikletë. Ndër vite janë ndërruar kryetarët, por askush nuk u kujtua të merret me këtë pjesë.

Në vitin 2021, vetë ish-kryebashkiakja Voltana Ademi tha se, më me urgjencë në Shkodër është shtimi i korsive për biçikletat të cilat janë shumë të pakta, por theksoi se ka hartuar një projekt i cili pritet të përmirësojë këtë problem.

“Projekti i ndërtimit të rrugëve për biçikleta nuk mund të bëhet për një rrugë, por duhet të merret si një sistem i tërë. Ne nuk kemi pasur fondet për ta investuar të gjithin. Bëhet fjalë për mbi 500 milionë lekë të reja që do të duhej të investohen. Është një proces që ne vjet e kemi miratuar në projekt-buxhetin afatmesëm. Ne kemi filluar të ndërtojmë atë që quhet strategjia e parkimit në qytetin e Shkodrës”, tha Ademi.

Në fakt, ky projekt nuk u zhvillua kurrë nga Ademi.

As nga Spaho që prej kohësh prokuron me shkelje fondet e Bashkisë. Kryebashkiaku demokrat u zgjua tani, duke mësuar nga marifetet e Rilindjes, po ashtu të paraardhëses: bën një korsi biçikletash dhe sigurisht do të pikojë diçka. Më datë 27 qershor 2023, Spahia ka hapur garën e tenderit me objekt “Rikonstruksion rruge për biçikleta”.

 

Me aq sa tregon ky dokument, Spahia nuk ka në plan të ndërtojë korsi të reja. Bashkia do të rikonstruktojë ato që janë. Me kaq shumë lekë, në fakt mund të ishte ndërtuar një tjetër korsi biçikletash, të paktën të vazhdonte planin që na e mburri Voltana Ademi. Por, me sa duket ai plan nuk ekziston fare dhe as nuk do të zhvillohet derisa në këtë bashki të drejtojë Bardh Spahia.

Edhe ky rikonstruktim po bëhet si fasadë për propagandën e zgjedhjeve. Planifikohet që punimet të zgjasin për katër muaj. Kështu, për një shtresë që do t’u hedhë këtyre korsive që janë të pakta, fituesi do të vjelë mbi 68 milionë lekë nga Bashkia Shkodër.

Lexo edhe: Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Taulant Balla paraqitet në SPAK –

Taulant Balla paraqitet në SPAK –

nga 27
10:15 | 07/06/2023
0

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme këtë të mërkurë....

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

nga 27
09:12 | 07/06/2023
0

Vdekja e një 19-vjeçareje shtatzënë në Greqi ka shokuar opinionin publik. E reja, e cila u dërgua në qendrën shëndetësore...

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

nga 27
09:04 | 07/06/2023
0

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ishte i ftuar i nderit në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2023”. Kadare u...

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

nga 27
08:58 | 07/06/2023
0

30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testimi do të nisë në orën 10:00...

Para
Vrasjet në Kavajë, gazetari: E paralajmëruar, policia mori informacion nga Inteligjenca se… –

Vrasjet në Kavajë, gazetari: E paralajmëruar, policia mori informacion nga Inteligjenca se… -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Taulant Balla paraqitet në SPAK –

Taulant Balla paraqitet në SPAK –

10:15 | 07/06/2023
Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

09:12 | 07/06/2023
Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

09:04 | 07/06/2023
Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

08:58 | 07/06/2023

Për 10 muaj pastroi 250 milionë euro, kush është shqiptari ‘bankier’ i arrestuar në Greqi –

08:55 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Taulant Balla paraqitet në SPAK –
  • Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –
  • Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –
  • Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –
  • Për 10 muaj pastroi 250 milionë euro, kush është shqiptari ‘bankier’ i arrestuar në Greqi –
  • Pastroi 250 milionë euro para të pista, arrestohet në Greqi “bankieri hije” me origjinë shqiptare –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Taulant Balla paraqitet në SPAK –
  • Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com