Sot në 18, në fakt jemi në 19! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot në 18, në fakt jemi në 19!

11:52 | 19/02/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Jo pse sot ngrin koha; nuk është kjo arsyeja. Madje sot, 18 shkurt, do të ishte një ditë si të tjerat që nuk do të vihej re. Do të dilnin në mëngjes, poshtë pallatit një kafe e një raki; dikush në punë e shumë jo; dyqanet do të kërcisnin qepenat dhjetë herë në ditë – herë hapi e herë mbylli se vijnë ata të policisë; telefonata me jashtë vendit e me brenda, makina gjithashtu, para televizorit, ku shanë kryeministrin me të tjerët, sport nuk ka, darka po me raki… Ja kaq. Dritëro Agolli, poeti “patriark” i qeverisë socialiste ka shkruar me ironi: “Na rriten thonjtë/ I presim”.

Sot, data 18, do të ishte si të gjitha ditët, sikur të mos ishte vendosur që të mblidheshin njerëzit në protestë popullore për rrëzimin e  qeverisë. Por tani, bash për këtë shkak, kjo ditë nuk është si të tjerat. Tani dita quhet “e ngrirë”, por jo në kuptimin e vargjeve: “Na rriten thonjtë…/ I presim”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sot, data 18 “ngrin”, sepse ky mision iu caktua nga qytetarët dhe politika e vendit. Data 18 vjen jo për vete, por për datën 19. 19-a do të jetë ajo çfarë do të përgatisë dita më parë:

Në qoftë se protestuesit do të kthehen në shtëpi më 18 pasdite, me impenjimin për të kapur “kafe e raki” me shokët, atëherë kot që dolën në rrugë. Madje, do të ishte një mijë herë e kotë dhe e pa dobi që të thuhet më se “populli proteston”. Sa kanë thënë liderët e protestës dhe sa po shkruajnë njerëzit në mediat sociale, më datën 18 kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe protestuesit qëndrojnë në shesh deri sa qeveria ta mbyllë derën e zyrës nga jashtë. Pa këtë, data 19 nuk ka kuptim.

Në qoftë se data 18 nuk do të jetë data e fillimit të protestës, por jo edhe data e fundit, atëherë 19-a ka kuptim. Të paktën ka dinjitet për njerëzit, sepse i barazon me kombet e tjerë. Me britanikët, me amerikanët, me francezët, me italianët… Rumunët kanë shumë ditë që në të ftohtin e madh qëndrojnë natë e ditë në protestë për të rrëzuar qeverinë që ata mendojnë se “po ua bën atdheun të pavlefshëm”. Protestuesit rumunë thonë që “duam të jetojmë në atdheun tonë, prandaj protestojmë”. Por qeveria rumune nuk ka bërë as edhe një të mijtën e të zezës kundër kombit në krahasim me atë që u ka bërë të vetëve qeveria e Tiranës. Të ikurit nga ky vend vitin e fundit zënë vendin e parë nga numri i krahasuar me popullsinë; madje para Sirisë, ku lufta po vret edhe qelizën njerëzore. Në qoftë se data 18 do të boshatisë sheshin në mbrëmje, atëherë 19-a duhet të fshihet nga turpi.

Në qoftë se populli protestues nuk do të ngulet në shesh derisa qeveria e re të marrë çelësat e zyrave me skela, atëherë data 18 nuk ka pikë kuptimi. Pse? Jo vetëm për çështje pushteti. Por, sepse bota e qytetëruar po shikon këndej dhe po pret rezultat nga kombi shqiptar. Kombi ynë vetë ka deklaruar se po del në shesh për të larguar “kënetën” qeveritare. Këtë popull qeveria e vodhi, e shau, e përdori, e bëri dele dhe krimb, e drogoi, ia hoqi nervin e të njerëzishmes dhe do t’i vjedhë edhe votat… Ja, kjo është “këneta” ku po mbytet njeriu. Popujt e qytetëruar të botës po presin që kombi ynë të hyjë në radhët e tyre si i përparuar edhe në këtë ditë. Më datë 19 o hyn në ato radhë, o nuk pret më gjë njeri nga kjo anë.

Sepse, popujt e përparuar po bëhen promotorë për të themeluar dhe shpallur rendin e ri botëror. Kjo është vlera dhe pesha e datës 18 për “peshën” tonë me kombet e përparuar. Vetë ne, shqiptarët e caktuam këtë datë; askush nuk na detyroi. Atëherë kjo datë duhet të na çojë në radhët e kombeve që po vendosin rendin e ri botëror. Rendi i vjetër u lodh, u qullos, u korruptua, u nda nga njerëzit, u kthye në parajsa monetare për pakicën e pakicave, u bë i neveritshëm. Prandaj presidenti amerikan Trump, si dhe i mëparshmi Reagan, e kanë quajtur “swamp”, domethënë, moçal. Kombet e përparuar po dalin nga moçali. Dolën Britanikët, po dalin francezët, po dalin polakët, po dalin hungarezët, rumunët, holandezët… Kombi shqiptar nuk ka pse humb kohë. Aq më shumë që vuri një datë, vetë e vuri datën 18. Data 19 nuk ka kuptim po të na gjejë në të njëjtin ujë të ndenjur.

Data 19, sikur 18-a të dalë bosh, nuk ka më kuptimin e demokracisë dhe të pluralizmit politik, sepse opozita vihet në provë. Kombi ynë ka një arsye më shumë për të kërkuar opozitë më datë 18. Arsyeja është se shqiptarët janë kombi më fatkeq që ka provuar të ketë në kurriz vetëm qeveri dhe jo opozitë. Komunizmi-diktaturë e egër ia dha këtë damkë këtij kombi dhe e ka deformuar njeriun. Tani duhet që kombi të ketë opozitë. Opozita do të jetë fitimtare më 19, kur të gjitha partitë të jenë në Opozitë; edhe PS, edhe LSI, edhe PD edhe të gjithë. Duhet vetëm një qeveri kujdestare më datë 19; kujdestare për të bërë gati zgjedhje politikë pa kriminelë, pa hajdutë, pa xhelatë, pa ofendues dhe trafikantë njerëzish. Opozita e vuri veten para provës duke caktuar datën 18. Tani t’i dalë për zot.

Ndryshe data 19 vjen për kot.

/veritas.com.al/

Etiketa: Dritero AgolliFrrok Çupihajdutemoçalpatriarkrendin i ri botërorswamp”xhelatë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

Veprimi opozitar i Bashës, si imitim i shëmtuar i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com