Sot i jepet lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot i jepet lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda –

09:50 | 25/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e djeshme duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Shkodra humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura te publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Pas ndarjes së tij nga jeta, i biri, aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për mjeshtrin e humorit do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.

Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, njoftoi aktori.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Çarli Çaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike, prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2” etj..

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Çarlie Çaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike.

Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. I paharruar do të mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri.

Read more

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –

Të Lidhura

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

nga 27
19:49 | 10/05/2026
0

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë...

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

nga 27
18:51 | 10/05/2026
0

Teuta ka shpëtuar nga rënia direkte nga kategoria me një “mrekulli” përballë Egnatias e cila harroi se luante për titullin...

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

nga 27
18:43 | 10/05/2026
0

Vora ka siguruar mbijetesën në Superiore duke fituar me shifrat 5-2 përballë Bylisit në ndeshjen e fundit në kampionat. Duhej...

Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –

Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –

nga 27
18:33 | 10/05/2026
0

Vllaznia triumfoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2 me 0 në duelin e vlefshëm për javën 36-të të Superiores, duke e...

Para
8 çifte në garë, kush u eleminua mbrëmjen e djeshme nga “Dancing” –

8 çifte në garë, kush u eleminua mbrëmjen e djeshme nga "Dancing" -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

19:49 | 10/05/2026
As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

18:51 | 10/05/2026
Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

18:43 | 10/05/2026
Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –

Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –

18:33 | 10/05/2026
Po na pengojnë të marrim pjesë në garat ndërkombëtare jashtë shtetit –

17:53 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –
  • As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –
  • Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –
  • Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë –
  • Po na pengojnë të marrim pjesë në garat ndërkombëtare jashtë shtetit –
  • Persona të maskuar sulmojnë ish-kryetarin e PD-së në Lezhë, niset drejt Traumës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –
  • As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com