Vora ka siguruar mbijetesën në Superiore duke fituar me shifrat 5-2 përballë Bylisit në ndeshjen e fundit në kampionat.
Duhej të ishte një përballje rivalësh për mbijetesën, por u kthye në një ndeshje stërvitore edhe për faktin se ballshiotët ishin paraqitur me shumë të rinj apo zgjedhje të dyta.
Si rrjedhojë, skuadra e Bylisit rezistoi vetëm një orë, për t’u dorëzuar pastaj plotësisht përballë vendasve të cilët shënonin me lehtësi, duke mbyllur takimin me suksesin 5-2 që u siguron mbijetesën dhe dënin ballshiotët me kthimin në Kategorinë e Parë.
VORA-BYLIS 5-2
14′ (p), 77′ Kasalla, 52′ Karrica, 66′, 80′ Daka / 20′ Uallison, 60′ Emini
gijotina.com/










