Gjermania kampione e Botës në fuqi nis sot mbrojtjen e titullit. Në stadiumin Luzhniki përpara 80 mijë tifozëve do të përballen Gjermania me Meksikën ku pancerat gjithmonë kanë fituar ndaj meksikanëve në ndeshjet e Kupës së Botës.
Me një formacion me skemën 4-2-3-1 dhe me Timo Werner në majën e sulmit trajneri Loew është i bindur se mund ta mbrojë titullin pavarësisht se sqaron se diçka e tillë është e vështirë: Niveli i skuadrave është me i mirë se katër vite me parë. Brazili është një nga favorite së bashku me Spanjën apo edhe Francën ndërsa për ne të Gjermanisë e rëndësishme është që të arrijmë në gjysmëfinale.