Sot është dita… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot është dita…

10:13 | 08/12/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Zakonisht sot, në 8 dhjetor, shqiptarët ndalen një çast për të kthyer kokën drejt një kohe që tashmë duket e largët dhe disi e ftohtë për kujtesën njerëzore. Vitet, 26 të tillë, bëjnë punën e tyre. Studentëve të dhjetorit ’90 kanë kohë që ka nisur t’u zbardhen flokët, ndërsa protagonistët e tjerë, ata që përfituan nga Lëvizja e Dhjetorit duke ndërtuar karriera politike të të gjitha përmasave, kanë nisur të ndjejnë seriozisht se është koha të largohen nga skena.

8 dhjetori, sot festohet si një datë zyrtare në kalendarin e festave dhe pikërisht ky zyrtarizim, ky ritual kujtimesh, intervistash, emisionesh televizive e prononcimesh nga të njëjtët emra e fytyra, që përsëritet çdo vit, e ka rreshtuar atë prej kohësh në albumin “burokratik” të datave që duhen mbajtur mend.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Megjithatë, 26 vjet më parë, një ndër sistemet më të egra komuniste do të rrëzohej brenda pak orësh nën ecejaket në rrugët plot baltë të Qytetit Studenti, të dhjetra mijë studentëve e banorëve të Tiranës. Komunizmi shqiptar mbretëroi për 45 vjet, por u rrëzua në harkun e pak orëve! Një paradoks që ka prodhuar lloj-lloj gojëdhënash, të cilat kanë qenë bashkudhëtare të kësaj date në çerek shekullin që pasoi.

Sot, është dita, kur kujtojmë rënien e komunizmit, pas një lëvizjeje studentore, e cila ishte pika që derdhi gotën e mbushur plot, të një sistemi të kalbur dhe absurd. 26 vjet më pas kemi luksin të jemi më të ftohtë e objektivë në analizën e atyre ngjarjeve. Sepse kemi parë fundin e saj, dimë produktin që nxorri, ndryshimin rrënjësor që solli. 26 vjet më pas, është dita të reflektojmë për përdorimin e shansit të madh që i dha shqiptarëve 8 dhjetori i vitit 1990. Një sistem i rrëzuar pa gjakderdhje, na futi në një rrugë të re e të pashkelur, në një demokraci të brishtë, e cila paradoksalisht nuk kaloi pa incidente të rënda e pa gjakderdhje.

Mund të pyesim veten në këtë ditë që përse data 8 dhjetor nuk ka (fatmirësisht) dëshmorët e saj, të rënët që dhanë jetën për të sjellë demokracinë, kur momente të tjera shumë kohë më pas, morën me vete mijëra jetë njerëzore. Mjafton të kujtosh vitin e mbrapshtë 1997, me traumën e madhe kombëtare e të vrarët që provokoi, për të kuptuar se dhjetori i vitit 1990 nuk qe realisht fundi i tunelit, por vetëm një segment i tij.

Sot, është dita, kur ne, shqiptarët ballafaqohemi jo vetëm me ndarjen me të keqen, por edhe me ushtrimin e vështirë të ndërgjegjes, për mënyrën me të cilën e kemi përdorur lirinë që lindi në 8 dhjetor. Pse lejuam që qindra mijë shqiptarë të ikin nga sytë këmbët, për t’i shpëtuar asaj që erdhi pas 8 dhjetorit? Pse nuk e integruam Shqipërinë më herët në Europën e Bashkuar? Pse nuk ndërtuam një shtet ligjor, por një karikaturë të tij? Pse lejuam degjenerimin e elitave politike? Pse nuk zgjidhëm çështjen e pronës? Pse nuk ngritëm një administratë profesionale dhe dinjitoze? Pse vijojmë të jemi vagoni i fundit në trenin e gjatë të kontinentit ku jetojmë? Pse vazhdojmë të endemi në kallamishtet e një shteti folklorik dhe artizanal, pa mundur të hyjmë brazdën e demokracive normale?

Këto pyetje janë më aktuale dhe therëse se kurrë në ditën që përkujtojmë. Sepse, 8 dhjetori, më parë sesa të jetë një festë zyrtare, është një pasqyrë e ndërgjegjes sonë 26 vjeçare si shoqëri. Koha e lajle-luleve ka ikur bashkë me ngrefosjen e protagonistëve. Është koha të ballafaqohemi me idealet e mbetura rrugëve të 8 dhjetorit 1990. Më i pari fare, ai që thoshte “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”

/javanews.al/

Etiketa: 8 dhjetoriçështja e pronësLëvizja e DhjetoritSkënder Minxhozistudentët e dhjetorit ‘90Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!zbardhen flokët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zyra Rajonale Rinore, Rama: Një urë bashkëpunimi në funksion të rrugës drejt BE

Zyra Rajonale Rinore, Rama: Një urë bashkëpunimi në funksion të rrugës drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com