Sot 18 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot 18 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

10:14 | 13/09/2016
në Shqiperi
0

18 vite më parë, më 12 shtator 1998, u vra themeluesi  i Lëvizjes Studentore dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Eshtë një ndër ngjarjet më të rënda dhe më të bujshme të ndodhura në këto 25 vite në Shqipëri. Azem Hajdari mbeti i vrarë nga një atentat në oborrin e selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e 12 dhjetorit të vitit 1998. Kryetari i atëhershëm i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Nano dhe vrasjen e Hajdarit e cilësoi politike. Partia Demokratike kishte rreth një vit që ishte në opozitë, pas humbjes në zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Duke e konsideruar politike vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha dhe lidershipi i opozitës vendosën menjëherë nisjen e protestave deri në rrëzimin e qeverisë Nano.

azemiProtestat nisën, ditën kur Azem Hajdari do të përcillej për në banesën e fundit, më 14 shtator. Kortezhi mortor u vendos para Kryeministrisë, për të shpërthyer në revoltë kundër qeverisë Nano. Turma e protestuesve u dynd në institucionet shtetërore, në Kryeministri e Parlament e deri tek godina e Televizionit Publik Shqiptar. Ishte një situatë aq kaotike, sa edhe arkivoli me trupin e të ndjerit Hajdari mbeti për disa momente i braktisur në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, të Parlamentit, dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Kryeministri Fatos Nano ishte larguar një natë më parë nga Shqipëria drejt Maqedonisë, për çështje sigurie. Pavarësisht kaosit të krijuar, rendi u rivendos brenda pak orësh. Ministri i Rendit, në atë kohë Perikli Teta, doli para mediave darkën e 14 shtatorit dhe njoftoi se situata ishte tërësisht nën kontroll.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vrasja e Azem Hajdarit e ashpërsoi skajshëm luftën politike mes mazhorancës dhe opozitës. Përmes një rezolute të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 15 shtator, shumica e cilësoi grusht shteti protestën e opozitës.

Rënia e qeverisë 

Në këtë situatë politike të tensionuar, Fatos Nano mblodhi më 16 shtator Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të PS-së, ku kërkoi votëbesimin e këtij forumi për të vazhduar qeverisjen. KPD-ja i dha votat Fatos Nanos për ta vazhduar qeverisjen me kabinetin që drejtonte. Vendimi i KPD-së ishte në vazhdën e rezolutës së miratuar në Kuvend, e cila të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen e 14 shtatorit ia faturoi liderit të opozitës, Sali Berishës, dhe drejtuesve të tjerë të saj. azemhajdari Por nuk u mbyll me kaq. Presidenti Rexhep Meidani, i mbështetur edhe nga drejtues të tjerë të PS-së, si Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Anastas Angjeli, Sabit Brokaj, e të tjerë, kërkoi sërish votëbesimin e qeverisë. Në atë kohë u komentua në media se kjo lëvizje ishte nxitur edhe nga ndërkombëtarët. Sipas mediave të kohës, Presidenti Meidani kishte marrë sinjale nga ndërkombëtarët për ta ndërprerë mandatin e qeverisë Nano dhe për të zgjedhur një tjetër qeveri, pasi kjo do t’i shërbente uljes së tensioneve politike mes mazhorancës dhe opozitës. Pak ditë pasi KPD-ja i kishte dhënë votëbesimin qeverisë Nano, u mblodh sërish për të diskutuar. Pas shumë debatesh u vendos që Nano të jepte dorëheqjen dhe të krijohej një qeveri e re. Më 29 shtator 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e Nanos si kryeministër

“Dorëheqja ime është e parevokueshme. Jemi këtu për të thënë ndërkohë se një qeveri e fortë, që sulmoi fort, krijoi edhe një reaksion të fortë përballë një opozitë destruktive, duke krijuar një konflikt të fortë, i cili çoi edhe në rënie të qeverisë.  Duhet të krijohet një qeveri faktikisht e matur, për të krijuar konsensusin që askush të mos abuzojë. Kam investuar dhjetë vjet në politikë, dhe u tërhoqa për të mos krijuar polarizim. Terreni është i minuar, nëse konflikti zbutet, atëherë qeveria ecën përpara”, thuhet në deklaratën e Nanos.

Pas dorëheqjes së Nanos nga posti i kryeministrit, në krye të qeverisë erdhi Pandeli Majko, i cili deri atëherë ishte sekretar i përgjithshëm i PS-së, një prej figurave më aktive të kësaj partie. Pandeli Majko ishte në atë kohë 31 vjeç. Kishte mbërritur në postin e rëndësishëm të sekretarit të përgjithshëm të PS-së për shkak të aktivizimit të tij në politikë qysh me FRESH-in. Majko ka spikatur si një ndër mbështetësit e Fatos Nanos në betejën e këtij të fundit me kundërshtarët në parti, si Pëllumbi, Meidani, Meta, etj. Kur u zgjodh kryeministër, Majko kërkoi që në krahun e tij të djathtë të ishte pikërisht një prej kundërshtarëve të Nanos. Ilir Meta u zgjodh zëvendëskryeministër i Shqipërisë. Meta ishte në atë kohë vetëm 29 vjeç. Qeveria  e re e socialistëve nisi punën, ndërsa Fatos Nano u kthye në selinë e PS-së. Nuk kaluan veçse tre muaj, dhe Nano dha dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të PS-së.

Histori_Dossier-Majko_meta_nano_fiericom_999005406

Etiketa: Anastas AngjeliAzem HajdariIlir MetaPandeli Majkorexhep MeidaniSabit BrokajServet Pellumbi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Leçe, shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Leçe, shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com