Si është orientimi i votës nëse zgjedhjet mbahen sot. Sipas këtij sondazhi 44.5% deri në 48.5% e shqiptarëve të anketuar janë shprehur se do të votojnë PS-në, pra një mesatare 46.5%.
Ndërsa 41% deri në 45% kanë pohuar se do të votojnë koalicionin opozitar, pra në një mesatare 43%.
LSI-ja nga ana tjetër, ka marrë 6-10%, me një mesatare 8%.
Lidhur me krahasimin e vitin 2017 PS dhe LSI kanë pësuar një ulje, ndërsa PD dhe aleatët një rritje me rreth 10%.
Interesante është se PSD dhe partitë e tjera lëkunden mes 0 dhe 2%, ndërsa Nisma Thurje në 0-1%.
Sa i takon Tiranës “lufta” mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë e ngushtë.
Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.
Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.
LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.
Marzhi i gabimit 2.5%.
Orientimi i votës – Vlorë
Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.
Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.
LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.
Partitë e tjera luhaten me 0-2%, me një mesatare 1%. Referuar shifrave të vitit 2017, PS është rritur me 1% dhe PD ka pësuar një rritje të ndjeshme me 7.7%. Ndërsa LSI ka pësuar rënie me 6.2%. Shifra e të pavendosurve në Qarkun e Vlorës kap një shifër prej 23%.
Pyetja: Ka punuar mirë apo keq kryebashkiaku socialist i Vlorës, Dritan Leli, tashmë i përjashtuar nga strukturat e PS-së nga Rama?
Gjetjet e sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos konstatojnë se 40.8% e qytetarëve vlerësojnë se ka ndjekur politikat e duhura, 28.5% mendojnë që jo, ndërsa 30.7% thonë se nuk e dinë.
Leli ka pëlqimin e 72% të socialistëve të Vlorës, 14.8% të demokratëve, 35.7% nga LSI, 47.4% nga partitë e tjera, 21.8% të të pavendosurve.
Pakënaqësi më të madhe ndaj punës së Lelit në krye të kësaj Bashkie ka në radhët e zgjedhësve që nuk votojnë, 61.7%.
Orientimi i votës – Tiranë
Lidhur me Tiranën, duket se “lufta” mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë e ngushtë.
Sipas sondazhit të Notos në RTV Ora, 46-50% do të votonin për PS-së, pra një mesatare 48%.
Ndërkohë, koalicioni opozita 41-45%, me një mesatare prej 43%.
LSI-ja nga ana tjetër merr 5-9%, me një mesatare 7%.
Nisma Thurje, sipas sondazhit, merr 0-1%, ndërsa partitë e tjera 0.5-2.5%.
Në Tiranë shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë dhe kap një shifër 26%.
Referuar rezultateve të Tiranës në vitin 2017 PS ka rënë vetëm me 0.2%, ndërsa PD është rritur me 8.4%.
Pyetja: Si e vlerësoni listën e kandidatëve të PS-së për Tiranën hartuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj?
Lista e Partisë Socialiste për Tiranën, të cilën kryesocialisti Rama ia ka faturuar hartimin e saj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka pëlqyeshmërinë 30% të qytetarëve.
Sipas sondazhit të Rtv Ora dhe Antoni Noto, 28.9% e tyre e vleërsojnë jo të mirë dhe aspak të mirë, ku dominon përqindja e këtyre të fundit, 20.9%.
E lartë mbetet përqindja e të pavendosurve, 41.1%.
Sa i takon elektoratit, lista e Veliaj për Tiranën ka pëlqyeshmërinë e 69.0% të socialistëve, të 10.9% demokratëve, të 13.6% të zgjedhësve nga LSI.
Nga partitë e tjera e vlerësojnë 5.4% e zgjedhësve, të pavendosur 11.2% dhe 4.7% e atyre që nuk votojnë.
Orientimi i votës
Në raport me orientimin e votës, 44.5% deri në 48.5% e shqiptarëve të anketuar janë shprehur se do të votojnë PS-në, pra një mesatare 46.5%.
Ndërsa 41% deri në 45% kanë pohuar se do të votojnë koalicionin opozitar, pra në një mesatare 43%.
LSI-ja nga ana tjetër, ka marrë 6-10%, me një mesatare 8%.
Lidhur me krahasimin e vitin 2017 PS dhe LSI kanë pësuar një ulje, ndërsa PD dhe aleatët një rritje me rreth 10%.
Interesante është se PSD dhe partitë e tjera lëkunden mes 0 dhe 2%, ndërsa Nisma Thurje në 0-1%.
Të pavendosur kanë rënë nga sondazhi i kaluar duke kapur një shifër 25%.
Pyetja: A e provokoi vizita e kryeministrit Edi Rama vetëm, pak minuta pas asaj të liderit të opozitës Lulzim Basha, dhunën në Elbasan?
Sipas sondazhit të Antonio Notos dhe Rtv Ora, 41% e të pyeturve mendojnë se dhunën në Elbasan e provoi vizita e Kryeministrit vetëm pak minuta pas asaj të liderit të opozitës, po aq mendojnë të kundërtën, pra që nuk e provokoi përplasja e axhendave, ndërsa 18% thotë se nuk e dinë.
-74.8% e socialistëve thotë se dhunën në Elbasan nuk e provokoi Rama, 10.1% thotë po ndërsa 15.1 nuk e dinë.
-Në kampin blu, 83.8% fajësojnë Ramën, 11.7% jo, 4.5% nuk e dinë.
-Te LSI, 65.9 fajësojnë Ramën, 32.9% jo dhe 1.2% nuk e dinë.
-Te partitë e tjera, 45.5% e tyre mendojnë se dhuna nuk u provokua nga Rama, 15.2% e tyre po dhe 39.3% e tyre nuk e dinë.
-Sa i takon të pavendosurve, 15.2 fajësojnë Ramën, 45.5% mendojnë se nuk e provokoi vizita e tij dhunën dhe 29.8 thonë se nuk e dinë.
-Tek ata që nuk votojnë, 39.3% fajësojnë Ramën, 21.8% thonë nuk e dinë dhe 38.9% janë përgjigjur se nuk e dinë.
Pyetja: Si e konsideroni veprimin e bashkisë së Tiranës për të mbyllur zyrat e FRD-së menjëherë psa shpalljes së koalicionit me PD-në?
Referuar veprimeve të Bashkisë së Tiranës për mbylljen e zyrave të FRD-së në Tiranë, sipas sondazhit të Notos në RTV Ora, 51.4% e të intervistuarve e mendojnë si të gabuar.
Ndërkohë, 28% e tyre mendojnë se ishte një veprim i drejtë dhe 20.6% e tyre janë përgjigjur “nuk e di”.
Në ndarjen me kampet partiake, 67.8 % e socialistëve e mendojnë si të drejtë dhe 96.1% e demokratëve dhe 98.65 e lsi-istëve e mendojnë si të drejtë.
Po ashtu, edhe përqindja e atyre që janë votues të partive të tjerë, janë përgjigjur se ishte i padrejtë në një nivel 52.8%.
Ndërsa 48.5% janë nuk kanë votuar fare lidhur me këtë çështje.
Pyetja:Cila listë kandidatësh ju ngjan më cilësore?
Në mesin e një debati se cila nga partitë ka kandidatët për deputet më cilësorë, sondazhi i Antonio Notos dhe Rtv Ora konstaton se 34.9 e qytetarëve vlerësojnë listën e PS dhe Edi Ramës.
30.4% vlerësojnë listën e Bashës dhe aleatëve, 5.5 listën e LSI dhe Monika Kryemadhit.
Pëlqyeshmëria e 2.3% të qytetarëve shkon për listat e partive të reja.
Ndërsa 26.9% janë shprehur se nuk e dinë.
Po si i përgjigjen kësaj pyetje zgjedhësit e partive.
84.6% e zgjedhësve socialistë janë në favor të listës së Ramës, 1.1 vlerësojnë listën e Bashës. 13.7% janë të pavendosur.
Pyetja: Në çdo rast, pavarësisht nga preferenca dhe vota juaj, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri?
Qytetarët e pyetur mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PS në një përqindje 45.6%.
Ndërkohë, për koalicionin e opozitës kanë votuar 34% e qytetarëve të pyetur.
Ndërsa referuar LSI-së kjo shifër është 4.1%. Ajo që vihet rë është se militantët e të dyja kampeve mendojnë se partia e tyre do të fitojë zgjedhjet.
Por, në shifër më të madhe, 46.5% e tyre mendojnë se do të fitojnë partitë e tjera.
Shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë, në shifrat e 27%.
Pyetja: Pavarësisht nga gjithçka, a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?
Qytetarët shqiptarë kanë qenë shumë më entuziastë në janar të këtij viti për zgjedhjet parlamentare kur edhe u realizua sondazhi i parë nga Rtv Ora dhe Antonio Noto. Sot me 23 mars kemi rënie por janë më shumë se në sondazhin e dytë të realizuar në 23 shkurt.
Konkretisht 81.2% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet janë të rëndësishme.
Të pavendosur janë 11.8% dhe 7% thonë se nuk e dinë.
Ajo që vihet re është mobilizimi i mbështetësve të partive politike, kryesisht të tre partive kryesore PS, PD dhe LSI.
Tjetër panoramë është te partitë e vogla, ku mbi gjysma nuk i shohin të rëndësishme.
“Zgjedhësit e PD e PS-së ndjejnë fitoren. Kemi një ndeshje kokë më kokë”,- u shpreh Noto duke komentuar slajderin nr 1.
Sondazhi III Kombëtar Noto & RTV Ora: Do të masë sesi do të paraqiten partitë në këtë skenar të ri
“Metodologjia mbetet e njëjtë si në sondazhet e kaluara. Personat janë kontaktuar me telefon fiks dhe celularë. Janë krijuar dhe koalicione dhe parti dhe ky sondazh ka një vlerë parashikimi më të madhe se sondazhet e kaluara. Ky është sondazhi i parë që do të masë sesi do të paraqiten partitë në këtë skenar të ri” u shpreh Noto.
Ajo që vihet re ka një rritje në pjesëmarrjen e sondazhit u shpreh Noto.
Në studio, Sonila Meço me analistët Artan Hoxha, Afrim Krasniqi, Dritan Hila, dhe Aleksander Çipa.
A do të ndodhë ndryshimi në 25 prill?
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kush do të fitonte?
Opozita e Bashkuar, apo Partia Socialiste?
A e duan shqiptarët ndryshimin?
Sa prej tyre janë ende të pavendosur?
Cila listë kandidatësh është më cilësore?
Kush po e provokon dhunën në fushatë sipas perceptimit të publikut?