Sondazhi: Gjysma e europianëve të pakënaqur me masat e marra kundër Covid në BE

Duhet të lëçisni

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Nga Chantal da Silva, euronews

Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të pandemisë COVID-19. 49% ishin të pakënaqur me masat e marra nga blloku,  43% ishin të kënaqur dhe 8% nuk pranuan të përgjigjeshin.

Përqindja më e lartë e personave që nuk ishin dakord  me masat e marra ishte në Greqi, Luksemburg dhe Belgjikë. Sondazhi është kryer midis 12 shkurtit dhe 11 marsit në të 27 vendet e BE-së dhe 12 vende të tjera jashtë BE-së,  përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave, pakënaqësia në BE rreth masave të marra  për të mbajtur nën kontroll koronavirusin është  rritur me 5% që nga vera e kaluar.

 

Brenda BE, banorët e 13 shteteve anëtare  ishin dakord  me masat e marra në krahasim me 18 prej tyre në verë. Danimarka (68%), Lituania (67%) dhe Portugalia (66%), ishin vendet që raportuan përqindjen më të lartë të personave që ishin dakord me masat e marra për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Ndërkohë,12 shtete anëtare të BE-së shprehën pakënaqësi në lidhje me masat e marra, Greqia ishte vendi që kryesonte me 68%, pasuar nga Luksemburgu (63%) dhe Belgjika (61%). Në Spanjë dhe Holandë, opinioni publik ishte i ndarë në mënyrë të barabartë, me 44% të tyre që ishin dakord  dhe 44%  që nuk ishin dakord.

 

 

Europianët më të zhgënjyer me qeveritë e tyre

Shumica e europianëve kanë shprehur pakënaqësi përsa i përket menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë së tyre. 56% thanë se nuk ishin të impresionuar me masat e ndërmarra nga qeveritë , duke përfaqësuar një rritje prej 19% që nga vera.

 

Ndërkohë, 43% thanë se ishin të kënaqur me masat e marra nga qeveritë. Banorët e Letonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë ishin dakord me reagimin e qeverive të tyre përkatësisht me 79%, 76% dhe 75%.

Ndërkohë, edhe banorët në Danimarkë, Luksemburg dhe në Holandë treguan rritje të përqindjeve përkatësisht 79%, 73% dhe 71%.

Besimi në BE mbetet ende i lartë

Ndërsa shumica nuk janë dakord me masat e marra të BE-së, duket se besimi i përgjithshëm në BE është më i lartë se një  një dekadë më parë. Gati gjysma e europianëve thanë se i besojnë Bashkimit Europian (49%) duke shënuar një rritje  me 6% që nga vera.

Gjetjet gjithashtu përfaqësojnë nivelin më të lartë të besimit të regjistruar që nga pranvera e 2008, sipas studiuesve. Në të njëjtën kohë, megjithatë, besimi te qeveritë kombëtare ishte në 36%, katër përqind më pak që nga vera e kaluar, raporton abcnews.al

Ndërkohë, besimi në aftësinë e BE-së  për të marrë “vendimet e duhura në të ardhmen” kur bëhet fjalë për përgjigjen pandemike, ishte relativisht i lartë.

“Kur mendoni për reagimin e BE ndaj pandemisë, afër gjashtë në dhjetë europianë besojnë se  BE do të marrë vendimet e duhura në të ardhmen,” thanë studiuesit, me 59% të europianëve që  besojnë se blloku do të marrë  vendimet e duhura në të ardhmen , 3% më pak që nga vera.

Të paktën gjysma e popullsisë beson se  BE do të marrë vendimet e duhura në të ardhmen në 24 vende, dhe besimi është rritur në Portugali (89%), Maltë (79%) dhe Hungari (77%).

“Në skajin tjetër të shkallës, shumica nuk besojnë  se BE-në do të marrë vendimet e duhura në të ardhmen në Greqia (55%), Çekia (53%) dhe Austria (50%).

Shqetësimet kryesore janë shëndetësia dhe ekonomia

Pjesa më e madhe e shqetësimeve që europianët kanë për momentin janë rreth shëndetit dhe ekonomisë, sipas sondazhit. Katër në dhjetë qytetarë të BE-së besojnë se shëndetësia është çështja kryesore me të cilën përballet blloku tani.

38% e të anketuarve besonin se shëndeti ishte çështja më e rëndësishme, duke përfaqësuar një rritje prej 16% që nga vera. Ndërkohë, 35% thanë se e shohin ekonominë si problemin kryesor.

 

Financat publike të shteteve anëtare  ishin shqetësimi i tretë i njerëzve, me 2% më pak, ndërsa ambienti dhe ndryshimi i klimës janë shqetësimi i fundit me 20%, i cili nuk ka ndryshuar që nga vera. Pra, ndërsa shëndeti mund të jetë shqetësimi kryesor gjatë pandemisë, ekonomia sigurisht që është në mendjen e europianëve.

Në fakt, më shumë se gjashtë në dhjetë europianë besojnë se ekonomia e vendit të tyre do të rimëkëmbet në 2023 ose më vonë. Më pak se një e katërta besojnë se ekonomia mund të rimëkëmbet në 2022 . Pothuajse një në dhjetë shprehën frikën se ekonomia e vendit të tyre nuk do të rimëkëmbet kurrë nga ndikimi i pandemisë./abcnews.al

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Dy artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës, me të cilën Opera e Triestet hap sezonin

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën! Alfabeti i kuptueshëm për të...