Sondazhi: 52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi: 52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat

06:25 | 06/05/2021
në Kryesore
0

Shqipëria ka rezultuar në një sondazh të fundit të publikuar nga Gallup, ndër shtetet më skeptike lidhur me procesin e vaksinimit kundër sëmundjes, që po merr mijëra jetë njerëzish në gjithë botën. Akoma më skeptikë dhe refuzues të vaksinës janë dhe shtetasit e Kosovës. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë pranueshmëri të ulët të vaksinave dhe nivel të lartë të refuzimit të tyre.

Shqiptarët renditen të 11-tët në botë, që e pranojnë më pak vaksinimin për të parandaluar koronavirusin, ndërsa janë të 16-t në botë për refuzimin e lartë të vaksinave.

Të anketuarve iu bë pyetja: “Vaksinat u jepen njerëzve që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve specifike. Nëse një vaksinë për të parandaluar koronavirusin do të ishte e disponueshme pikërisht tani dhe pa kosto, a do të ishit ju dakord që të vaksinoheshit?

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Vetëm 34% e shqiptarëve janë përgjigjur “Po”, duke u renditur e 16-a, mes 20 vendeve që kanë dëshirën më të ulët për të marrë një vaksinë kundër koronavirusit dhe shumë më e ulët sesa mesatarja globale e gatishmërisë për t’u vaksinuar prej 68%.

Përqindja e pranueshmërisë është akoma më e ulët nga shtetasit e Kosovës, me 32%, e shtata më e ulët në botë.

Në listë mbizotërojnë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ato të Europës Lindore. Dëshirën më të ulët në botë për të marrë vaksinën e kanë banorët e Kazakistanit, Gabonit, Hungarisë, Bosnjë Hercegovinës, Jordanisë, Xhamajkës. Në listë janë dhe bullgarët, malazezët, maqedonasit.

52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat

Të njëjtës pyetje i janë përgjigjur me “JO” rreth 52% e shqiptarëve, ndërsa normat më të larta të refuzimit në botë (e 16-a) dhe shumë më e lartë se mesatarja globale prej 29%.

Në nivele të ngjashme është dhe Maqedonia e Veriut (53%). Sërish shtetasit e Kosovës janë edhe më skeptikë, me 56% që e refuzojnë vaksinën. Rekordin në rajon e mban Bosnjë Hercegovina, me 61% të të anketuarve që i janë përgjigjur me jo pyetjes nëse do të vaksinoheshin.

Normën më të lartë të refuzimit në botë e kanë Gaboni (66%), Kameruni (65%), Hungaria (61%), Bullgaria (61%).

Rezultatet globale

Sipas Gallup, gatishmëria e njerëzve për të marrë një vaksinë për koronavirusin varionte në të gjithë botën në vitin 2020, me përqindjet që thoshin se do të merrnin një vaksinë, që ishte më e larta në Mianmar, me 96% dhe më e ulëta prej 25% në Kazakistan.

Në vitin e parë të plotë të pandemisë COVID-19, shumica e të rriturve në mbarë botën (68%) i thanë Gallup se ata do të bien dakord të vaksinohen nëse një vaksinë kundër koronavirus do të ishte në dispozicion të tyre pa ndonjë kosto.

Nepali, Nikaragua, Tailanda, Islanda, Danimarka ishin ndër shtetet e tjera me gatishmërinë më të lartë në botë për të marrë dozat e vaksinës.

Në të kundërt, shumë vende nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Europa Lindore – përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit – dominojnë listën e vendeve ku njerëzit ishin më pak të gatshëm të merrnin një vaksinë koronavirus nëse do të ishte në dispozicion pa asnjë kosto.

Për shembull, më pak se gjysma e rusëve në 2018 që kishin dëgjuar për vaksinat (45%) ranë dakord se ishin të sigurta, ndërsa një 24% e konsiderueshme nuk pajtohej (një nga nivelet më të larta në botë). 37% e rusëve thanë se do të merrnin një vaksinë të koronavirusit nëse ofrohej, ndërsa 61% thanë se nuk e bënin.

Gati tre në 10 (29%) në të gjithë botën thanë se nuk do të pranonin të vaksinoheshin, dhe 3% të tjerë thanë se nuk e dinin ose refuzuan të përgjigjen; së bashku, këta përkthehen në afërsisht 1.3 miliardë të rritur që nuk ishin të gatshëm të vaksinohen në kohën e studimit, referon Gallup.

/Revista Monitor/

Etiketa: bullgaretCOVID-19GallupKoronavirusimalazezëtmaqedonasitSondazhi: 52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinatvaksinë

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Ka profesionistë o Blend, por këta kërkojnë skllevër!

43 mijë qytetarë shqiptarë humbën punën nga pandemia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com