Sokol Balla, “Laja” që na e shpëtoi kullën e “ajrit”!

Duhet të lëçisni

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Prej dy ditësh e gjithë vëmendja e opinionit publik në Shqipëri është fokusuar në Aeroportin e Rinasit. Nëse mendoni se kemi të bëjmë me ndonjë protestë për shtimin 13 vjeçar të koncensionit të Aeroportit nga Qeveria te privati (kjo do të ishte arsyeja e parë që do më shkonte në mendje pasi bie ndesh me interesin e publikut), jeni komplet gabim.

Këtu nuk kemi të tilla.

Këtu kemi vetëm komplote armiqësore ndaj Qeverisë, Qeveria është kryeviktima. Propaganda ka ndërtuar imazhin e një hendeku moral mes punës së mirë, evropiane, perëndimore të Kryeministrit në njërën anë dhe rrumpallës, paditurisë, regresit dhe së keqes së mishëruar te Opozita dhe Presidenti i Republikës.

Qeveria dhe strategët e saj elektoralë nuk reshtin së pikturuari krahun opozitar me furçën e zezë të djallit me brirë, një kuçedër që vjell zjarr për të penguar “ujin” që Edi Rama do t’ia sigurojë popullit. Kjo përrallë që përsëritet çdo ditë, çdo orë, me këmbëngulje nga Rama dhe imituesit e tij politikë po amplifikohet fatkeqësisht edhe nga zëra të njohur mediatikë.

Dhe cilës Qeveri? Asaj që kontrollon çdo qelizë pushteti, nga Vermoshi në Konispol, që kontrollon çdo emërim pastrueseje, mësuesi, drejtori, Ministri e deri te vetë madhëria e Tij, Kontrollori i Trafikut në Rinas. Kjo është fyerje e inteligjencës. Nëse opozita është kaq e zonja sa të sabotojë një pushtet të tillë absolut, atëherë, problemi është te pushteti jo te opozita. Pushteti ka për detyrë të sigurojë ecurinë normale të shtetit. Shkelësit e ligjit të vihen para përgjegjësisë dhe jeta vazhdon.

Sokol Balla, një prej gazetarëve të njohur në Shqipëri, sot përpiqej “të hidhte” dritë në të ashtuquajturën protestë të kontrollorëve të Rinasit.

Për të hedhur pak pigment “konspirativ” Balla fut në këtë mes misteriozin e kudogjendur Mathew Palmer, amerikanin e famshëm çudibërës.

Vetë Sokoli paska qenë një nga të përzgjedhurit e Palmerit në aktivitetin elitar që Ambasada amerikane organizoi dje. Në fjalinë e tij hyrëse, me 85 fjalë, spikat  togfjalëshi “me pak kolegë të tjerë”. Gjithë qëllimi i asaj fjalie ishte të mburrej se ai ishte i përzgjedhuri ndër pak kolegë, i pikuari i Ambasadës, koka me të cilën Palmeri diskuton fatin Reformës në Drejtësi dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë!

Komploti i kontrollorëve të Rinasit i shitur si komplot presidencial është një përpjekje për të nxjerrë Edi Ramën si Enver Hoxhën e dikurshëm, viktimë të komploteve të panumërta të bashkëpunëtorëve të tij.  Balla kishte bërë një paralele me një film komunist ku mbeturinat reaksionare me në krye Beqir Agën dështuan të hidhnin në erë “kullën e barit”. Në filmin të cilit i referohej Balla personazhi pozitiv është Laja një partizane komuniste, patetike, që zbulon komplotin e djegies së kullës së barit!

Laja, personazhi komunsit i filmit “Kur hidheshin themelet”.

“Laja” jonë -gazetar ia çori maskën Presidentit dhe pasueseve të tij siç i quajti ai, “beqirianë”! Kishte kaq  ekstazë e patetizëm në shkrimin e Sokolit për zbulimin e komplotit, saqë Laja e famshme do të dukej personazh simpatik në krahasim me të.  “Kulla e ajrit nuk u dogj”- klithte Sokoli në shkrim- atë e mbrojnë marinsat amerikanë, e mbron NATO në Spanjë, e mbron orientimi amerikan i Qeverisë shqiptare!

Kur e mbarova shkrimin u skuqa. Më erdhi turp për Sokolin. Njeriu që afrohet shumë me pushtetin bën vaki të mos dallojë dot servilizmin me të vërtetën. Bën njësh interesin e tij e të Qeverisë me ato të gjithë popullit.

E vërteta është se Albcontroli është një sh.a. me kapital shtetëror prej rreth 56 milionë USD, që administrohet nga një Bord Drejtues dhe një Drejtor i Përgjithshëm i emëruar nga Qeveria.  Për 6 vjet (2013-2019) Drejtoreshë e Përgjithshme aty ka qenë Belinda Balluku, ish gruaja e Ballës.

Përgjatë atyre kohëve u bënë publike shpenzimet marramendëse të kësaj parajse pëllumbash brenda ferrit ekonomik të Shqipërisë. Me të ardhur në krye, Balluku, ndërroi Drejtorin Ekonomik të Albcontrolit duke emëruar z. Mina Kusta. Kur iku e bëri Drejtor të Përgjithshëm Pra, siguroi vazhdimësinë. Prej Shtatorit 2013  e deri sot, prej 8 vjetësh,  në atë oaz të mirëqenies mbretëroi vetë Belinda Balluku me të përzgjedhurin e saj.

Aty u bënë festat më të çmendura me balerinë brazilianë e dekore luksi në restorantet më të shtrenjta të Tiranës. Ishin kohë të bukura, pushtetarët emëronin njerëzit e tyre dhe gjithçka shkonte vaj. Belinda vetë, sipas deklarimeve të saj, deklaronte të ardhura vjetore që shkonin në 78 milionë lekë të vjetra në vit (mbi 6 milionë në muaj). Dhe më e bukura në këtë shumë futej edhe kompensimi ushqimor për Drejtoreshën! Për çfarë do jepej kompensimi ushqimor Belindës?! Nuk i mjaftonte paga prej mbi 5 milion lekësh në muaj por duhej edhe një kompensim ushqimor?!

Festa e fundvitit ne Plaza
Balerinat e ftuara ne festat e Albcontrol

Për përgjegjësinë e Drejtorit të Albpetrolit, Ministrisë së linjës apo Qeverisë, Balla nuk shkruante asgjë. Madje gënjente duke thënë se Albcontroli është sha dhe jo kompani shtetërore. Si nuk qenka shtetërore? A është shteti zotëruesi i aksioneve? A emëron shteti Bordin Mbikëqyrës, Drejtorin e Përgjihshëm e madje edhe kontrollorët?  Pak më vonë bie vetë në kontradiktë kur përmend ndarjen e të ardhurave. Pse duhej të merrte shteti një pjesë të të ardhurave nëse nuk do ishte kompani shtetërore?

Dhe për ta mbyllur, Sokoli nuk mund të rrinte pa u bërë gjyqin moral kontrollorëve. Një jehonë e thënieve të djeshme të ish gruas së tij. Balla tregonte që këta maskarenj punojnë një ditë e bëjnë dy ditë pushim, shkojnë të paktën dy muaj në vit jashtë shtetit në trajnime që të mos çmenden!

Vetëm nuk shpjegonte pse e ka lënë Qeveria këtë situatë luksoze! Pse nuk ua ka ndërprerë udhëtimet, t’i vinte në punë çdo ditë e t’i paguante më pak. Apo edhe këtu e ka fajin Presidenti?!

Apo kështu ndodh në gjithë botën?!

Po harrova. Këto nuk i interesonin propagandës së Partisë. Duhej nxitur indinjata popullore ndaj “të përkëdhelurve beqiragas” dhe t’i degdiste ata jashtë kullës së “barit” të pushtuar tashmë nga “Laja”./gazetaexpress

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Prangoset në Mal të Zi superndërtuesi i privilegjuar i Ramës dhe Veliajt

Ndalohet në Mal të Zi, Pashk Rrapi, i njohur edhe si Anton Gjini ndryshe. Ai është ndaluar për llogari të Interpolit, pasi kërkohet nga...