• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soda e bukës, si recetë bukurie

14:21 | 30/01/2016
në Mjeku i shtëpisë
0

Lexo edhe

AKU jep alarmin: Kujdes, mos konsumoni këto patatina!

A është birra “çelësi” për të qëndruar i hidratuar? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

Kujdes/ Këto janë pijet dhe ushqimet që duhet të hiqni dorë gjatë ditëve të nxehta

Keni nevojë për relaks, për të hequr lodhjen dhe të gjeni sërish energjitë? Shtojini gjysmë filxhani sodë buke vaskës tuaj me ujë të nxehtë, për një efekt tonifikues: kështu do të keni një lëkurë të butë, pikërisht ashtu siç duhet të jetë….dhe ndërkohë mund të bëni një skrab. Ju ftojmë të lexoni më poshtë recetat e bukurisë të përftuara nga soda e bukës.

Skrab të ëmbël për fytyrën dhe trupin

Për të qetësuar dhe për të pastruar lëkurën e fytyrës dhe të trupit me skrab, përgatisni një përzierje të sodës së bukës (3/4) me ujë (1/4), duke e aplikuar me masazhe rrotulluese dhe delikate. Do t’u thoni lamtumirë qelizave të vdekura dhe papastërtive të tjera, duke i dhënë shkëlqim tjetër e të bukur lëkurës suaj.

Buzëqeshje perfekte, pastron dhe zbardh dhëmbët

Soda e bukës është një aleat i çmuar për higjienën orale. Ju mund ta përdorni atë për të bërë gargarë, sepse soda e bukës neutralizon acidet duke parandaluar kariesin dhe erën e keqe të gojës. Mjafton të hidhni vetëm një lugë gjelle sodë buke në një litër ujë në një shishe dhe ta përdorni atë çdo mëngjes ose mbrëmje para gjumit.

Ndërsa për të zbardhur dhëmbët dhe për të zhdukur njollat nëpër to, hidhni pak prej saj te furça e dhëmbëve, duke e përdorur si pastë dhëmbësh, por pa e ekzagjeruar. Mjafton që këtë gjë ta bëni një herë ose dy herë në javë. Këtë gjë e rekomandojnë edhe vetë dentistët.

Flokë të shndritshëm

Për të pasur flokë të butë dhe me shkëlqim, një herë në javë lajini duke hedhur një lugë sodë buke në shampo, duke i masazhuar dhe më pas duke i shpëlarë me kujdes.

Deodorant

Për të luftuar djersitjen e tepërt dhe erërat e pakëndshme, mjafton që sqetullat t’i lyeni me një pambuk të lagur në ujë me sodë. Një deodorant i vërtetë, i ëmbël dhe me çmim të lirë, i cili shmang gjithashtu rrezikun nga irritimet dhe reaksionet alergjike, sepse deodoranti prej sode nuk përmban as alkool dhe as parfum, ndërkohë që ruan edhe aromën natyrale të lëkurës.

Duar të buta

Për duar shumë të buta, përpara se të bëni manikyr, mbajini ato 10 minuta në një enë me ujë me sodë (dy lugë për një litër ujë).

Dush qetësues dhe zbutës për këmbët

Nëse këmbët tuaja kanë nevojë për pak pushim, për ndonjë përkëdhelje më shumë apo për parapërgatitje për pedikyr, përgatisni një “dush” të posaçëm për ton, duke përzier dy lugë gjelle sodë buke me çdo një litër ujë. Për pjesën e thembrave, të cilat janë më të ashpra dhe të pandjeshme, përgatisni një masë me shumë sodë dhe pak ujë. Vendoseni në to, si një lloj maske.

Heq aknet dhe pikat e zeza në fytyrë

Soda e bukës është një ndihmë shumë e madhe për lëkurën që ka akne dhe pika të zeza. Vini një sasi të konsiderueshme sodë buke në lëkurën e fytyrës. Ajo do të hapë poret, do të eliminojë shtresën e pluhurit, sekrecionet e yndyrës, lëkurën e vdekur.

Por gjithsesi, soda e bukës duhet medoemos të përdoret dy herë në javë, jo më tepër. Për sa i përket aplikimit të saj, e shkrijmë sodën e bukës në ujë dhe e vendosim mbi lëkurën e larë më parë me sapun. Pas sodës së bukës, për të qetësuar skuqjen e lëkurës nga aknet, mbi të duhet të vini disa feta kastravec, sepse ato përmbajnë PH, i cili e ndihmon lëkurën të freskohet./shqip

Të Lidhura

AKU jep alarmin: Kujdes, mos konsumoni këto patatina!

AKU jep alarmin: Kujdes, mos konsumoni këto patatina!

nga ada
12:05 | 30/07/2022
0

Na ndodh shpesh që ushqimet që ne konsumojmë të na helmojmë, pasi shiten të pa kontrolluara dhe të skaduara. Ndërkohë,...

A është birra “çelësi” për të qëndruar i hidratuar? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

A është birra “çelësi” për të qëndruar i hidratuar? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

nga 27
17:29 | 21/07/2022
0

Me temperaturat në të gjithë botën që po rriten, ne të gjithë po kërkojmë mënyra për të qëndruar të hidratuar...

Kujdes/ Këto janë pijet dhe ushqimet që duhet të hiqni dorë gjatë ditëve të nxehta

Kujdes/ Këto janë pijet dhe ushqimet që duhet të hiqni dorë gjatë ditëve të nxehta

nga 27
16:51 | 18/07/2022
0

Shumë njerëz i konsumojnë këto pije dhe ushqime në sasi të mëdha, duke bërë një gabim të madh. Kur temperaturat...

Cilat janë ushqimet që na bëjnë të ndihemi mirë

Cilat janë ushqimet që na bëjnë të ndihemi mirë

nga 27
23:18 | 13/07/2022
0

Ka shumë kërkime që mbështesin se ka ushqime që përmirësojnë disponimin tonë. Sigurisht që nuk ka ushqime magjike që nëse...

Para
Biskota me gjalp kikiriku

Biskota me gjalp kikiriku

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

23:30 | 08/08/2022
Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

23:09 | 08/08/2022
E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

22:58 | 08/08/2022
Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

22:41 | 08/08/2022
Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

22:31 | 08/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete
  • E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik
  • Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri
  • Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…
  • Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com