Rama: Bashkohuni në PS si e vetmjta parti që bën reformat që i munguan vendit për 25 vite
Socialistët zgjedhin sot delegatët e kongresit në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. Anëtarësia socialiste zgjedh sot 168 delegatë për qarkun Tiranë dhe 52 delegatë për qarkun Durrës. Votimi ka nisur në ora 8:00 të mëngjesit dhe vazhdon deri në orën 16:00.
Kryeministri Edi Rama ka votuar në njësinë administrative të komunës Dajt. Pas votimit ai bëri thirrje që t’i bashkohen Partisë Socialiste si e vetmja alternativë zhvillimi. Rama tha se PS është partia që po bën reformat që i munguan vendit për 25 vite.
Ndërsa në selinë e PS-së është ngritur qendra e votimit për socialistët e njësisë nr 9 dhe 10. Kongresi i PS-së do të zhvillohet më datë 17 mars.