Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar një laborator droge, disa ton kanabis e paketuar dhe 2 mijë fidanë në boçe gati për t’u mbjellë, në Skrapar.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës, ndërsa në pranga janë vënë Muhamet Kadiu 49 vjeç, dhe Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratore e një fasonerie, magazinë e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale.
Sasia e drogës së paketuar mund të rritet, pasi ende vijon peshimi i saj.
Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e të tjerë personave të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.