Nga Fahri Xharra
Biznesmeni me origjinë nga Shkodra ndërton monumentin madhështor të Skënderbeut
Një Skënderbe me përmasa që kurrë nuk e kanë parë më parë.
Monumenti po realizohet në Labinot Fushë 6 km larg Elbasanit.
Ngjan si diçka e përafërt me portretet e presidentëve në Amerikë të gdhendura në mal.
Autor i veprës gjigande është skulptori Fiqiri Kasa.
Sipas të dhënave, Gjergji i Madh është porositur nga Gjergj Luca, në Elbasan.
Gjithçka duket se përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti i Skënderbeut në trojet mbarëkombëtare.