• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu dhe aventurieri anglez John Newport

18:55 | 21/06/2019
në Kryesore
0

Një shkrim nga studiuesi anglez dr. David Harrison – përktheu Mevi Rafuna

Gjergj Kastrioti, apo siç njihet me emrin Skënderbeu, ishte Prijësi Legjendar i ushtrisë shqiptare, në shek. XV, i cili me sukses mblodhi gjithë bashkë-atdhetarët, kundër sulmit dhe pushtimit që vinte nga Perandoria Osmane. Duke qenë se fama e Skenderbeut si Prijës Ushtarak mori dhenë, qindra aventurierë dhe vullnetarë nga vendet e tjera të Europës, iu bashkangjitën ushtrisë së Skenderbeut, duke pranuar me vetdeshirë të ishin nën shërbimin e tij. Ndër ta kemi personalitete të shquara si Stefan Maramonte, i cili nën qeverisjen e Skenderbeut shërbeu si ambasador, me 1457 dhe anglezi John Newport i cili shërbeu nën qeverisjen e Skenderbeut, përgjatë të njejtës kohë.Shumë nga këta të huaj të ardhur nga Europa, dhanë kontributin e tyre në luftën ndaj osmanëve duke i qëndruar besnik Skenderbeut deri në fund.

Lexo edhe

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

“Aktiv1sti”, kujt i hynë në punë like-t e Ministrave?! Punonjësve ju kërkohet normë pikësh

Bordi cakton çmime të reja, sa do të shiten nafta, benzina e gazi

Edhe pse veprimtaria e John Newport është pak e njohur për publikun, është interesante të dihet se pavarësisht, kombësisë s’ë ndryshme, një anglez mund të gjendet në Shqipëri, duke luftuar kundër turqve, krahë Skenderbeut, prijësit më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave.

Si u bë që Newport të hynte nën shërbimin e Skenderbeut?

A ishte ai një mercenar aventurier apo besonte në kauzën e madhe për mbrojtje të Europës, kundër zgjerimit të Perandorisë Osmane?

Thamë më lartë se Skenderbeu me famën e tij, tërhoqi shumë vullnetarë të huaj, të cilët u rreshtuan nën shërbimin e tij, siç vinin nga Franca, Italia  dhe sigurisht në rastin e Newport i cili vinte nga Anglia, e që vendi i tij i lindjes akualisht gjendet në Uells. John Newport mahniti një numër të madh shkrimtarësh dekadave të fundit, ndër ta dhe shkrimtari komunist William Blond, i cili udhëtoi në Shqipëri me 1984 ( kohë kur Shqipëria ishte ende nën komunizëm), me qëllimin që të bënte për s’ë afërmi kërkime për aventurierin anglez, por nuk arriti të gjente diçka konkrete.

Blond thotë: ‘Kam punuar për disa kohë,në një skicë biografike për anglezin John Newport, i cili ishte luftëtar i Skenderbeut, ata më organizuan intervista dhe takime me specialistë në terren, që të më ndihmonin në gjetjen e burimit se ku është përmendur emri i John Newport në “Historinë e Shqipërisë”.Si rezultat i kërkimeve mbetet e qartë që burimi origjinal nuk gjendet në Shqipëri, por unë duhet ta kërkoj diku tjetër’1

Megjithëse dokumentet janë të rralla për figurën e Newport ne dimë se ai ishte një mbështetës besnik i Skenderbeut,i cili luftën e tij e shihte si esenciale për shpëtimin e Europës. Në disa vepra moderne John Newport përshkruhet si një kalorës i cili kishte shkruar:

‘Pushtimi i Europës do të jetë fakt sepse nuk ka asnjë forcë tjetër që është në gjendje t’i rezistojë turqve, nëse fortesat shqiptare bien. ‘2

‘Në të vërtetë kjo thënie qëndron sepse mbështetësit e Skenderbeut dhe luftëtarët e tij në ato kohë,ishin forca  vetme, që po luftonte ekspansionin osman. Newport në një letër drejtuar Kardinalit Piccolomini, thekson se ai është një kalorës anglez me emrin John Newport, i cili komandon një grup të harkëtarëve në betejën e vitit 1457 kundër osmanëve. Nën shoqërimin e një ambasadori të Skenderbeut, pas kthimit nga Napoli Newport niset për në Romë,ku kërkon ndihmë për Skenderbeun pasi që i kanosej rreziku nga osmanët.’3

Anglia dhe Uellsi në atë kohë ishin shumë të njohura për harkëtarët e tyre, harku dhe shigjeta ishin shumë të dëshiruara pasi që u përdorën në “Betejën e Agincourt”me 1415 dhe kishin vazhduar të përdoreshin përgjatë shek. XV. Ndërsa mbreti hungarez Luis I, në ekspeditën e tij ushtarake në Itali, kishte shumë ushtarë që përdorin harkun dhe shigjetën, të cilët vinin nga vendet e cekura më lartë.

Ushtarët harkëtarë ishin prezentë deri në fillimet e shek  XVII, ku ata u zevendësuan nga armët e zjarrit. John Newport shfaqet si udhëheqës i një grupi profesional harkëtarësh dhe para kohës së tij të pranishme në historinë angleze shfaqen Grupet Mercenare që në shek.XII dhe më pas Grupet e Lira të cilat ekzistuan deri në fundin e shek. XIV me një lider të njohur i kësaj natyre i cili quhej Sir John Hawkwood (c.1323-1394).

Në këtë artikull u shfaq vetëm një dëshmi e vogël e jetës s’ë John Newport, i cili iu bashkua Skenderbeut, duke na lënë të kuptojmë se aktivitetet ushtarake të Skenderbeut, gëzonin respekt të madh në qarqet tjera ushtarake në Europë dhe se si ai arriti t’i tërhiqte komandantët europian nën shërbimin e tij ushtarak. Harkëtarët anglez ishin ndihmës të Skenderbeut në ekspeditat e tij ushtarake përgjatë vitit 1457, dhe pikëpamja e Newport me të vërtetë tregon rëndësinë e ushtrisë s’ë Skenderbeut e cila ishte jetike për mbijetesën e Europës.

Etiketa: "Skenderbeu"aventurieri anglez John NewportDr. David HarrisonGjergj Kastriotimevi rafuna

Të Lidhura

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

“Aktiv1sti”, kujt i hynë në punë like-t e Ministrave?! Punonjësve ju kërkohet normë pikësh

“Aktiv1sti”, kujt i hynë në punë like-t e Ministrave?! Punonjësve ju kërkohet normë pikësh

nga 27
17:21 | 04/02/2023
0

Në një shoqëri demokratike ku shteti jeton veç dhe partitë akoma më veç, nuk ka asnjë mundësi që partia të...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmime të reja, sa do të shiten nafta, benzina e gazi

nga 27
16:35 | 04/02/2023
0

“Bordi i Transparencës” ka vendosur sot tarifat e reja të tregtimit të karburanteve. Sipas vendimit, 1 litër naftë do të...

Kush e vrau Bledar Muçën? Belgët vijnë në Shqipëri

Kush e vrau Bledar Muçën? Belgët vijnë në Shqipëri

nga 27
17:33 | 03/02/2023
0

Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së...

Para
Protesta e opozitës në Tiranë/ Rama fluturon me helikopter drejt Ksamilit

Protesta e opozitës në Tiranë/ Rama fluturon me helikopter drejt Ksamilit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023
Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

14:05 | 06/02/2023
Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

13:59 | 06/02/2023
Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

13:57 | 06/02/2023
Policia kontroll në tre apartamente të Alda Klosit, s’gjen euro –

Policia kontroll në tre apartamente të Alda Klosit, s’gjen euro –

13:53 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –
  • Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –
  • Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama
  • Policia kontroll në tre apartamente të Alda Klosit, s’gjen euro –
  • Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com