Skender Luarasi: ”Kundër shpifjeve greke” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skender Luarasi: ”Kundër shpifjeve greke”

14:04 | 01/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Skënder Petro Luarasi

Të premten e javës së tretë të motit 1919 gazeta “Springfield Union” botoi artikullin fyes ndaj shqiptarëve të një avokati grek që kishte hapur sherr së pari me gazetarin shqiptar George Prifti. Atë ditë unë nuk mendova për mësimet por për artikullin që duhet të shkruaja si përgjigje.

Të nesërmen që në mëngjes, me shkrimin në xhep, ku theksova se ”Epiri qoftë në racë, qoftë në gjuhë, qoftë në sentiment (ndjenjë), qoftë në doke e veshje është shqipëtar”; vajta në ndërtesën e gazetës ”Springfield Union”dhe kërkova drejtorin e saj. Qe një plak i nderuar prej moshës e prej paraqitjes. E përshëndeta dhe i thashë se në aksh (filan) numër të gazetës ishte botuar një shkrim me shpifje kundër popullit shqiptar. Pasi më dëgjoi premtoi të botonte shkrimin tim i cili u përmend edhe në revistën ”The Adriatic Rewjew” (”Springfield Union”, 21 mars 1919 ose S.Luarasi, Fjala shqipe, f.24-26) me komentin:

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Lufta e popullit vazhdon. Shqiptarë të thjeshtë dalin në arenën politike të mbrojnë çështjen e kombësisë së tyre kundër shpifjeve të grekëve. Një djalë shqiptar, familja e të cilit ka vuajtur shumë prej ndjekjeve greke, shkroi letrën interesante që vijon, të botuar në shtyllat e Springfield Union, mars 21, (Revista ”The Adriatic Rewjew”)

Kundër shpifjeve greke
Zotëri, lexova në numrin e kësaj të premte të gazetës suaj një artikull prej avukatit Janitis, i cili i mohon Epirit, racën, gjuhën, zakonet e ndjenjat shqiptare. Ky zotni grek bën një vërsulje të egër kundër shqiptarëve, duke i quajtur : ”hajdutë”, ”laspangjerë” dhe ”katilë”.

Eshtë detyra ime si shqiptar dhe banor i Epirit, t’i hedh poshtë si gënjeshtra thëniet e tij mashtruese. Nuk do të përdor fjalët e mia, por vetëm fjalët e të tjerëve:
Mr. Brailsford, anëtar i Komisionit ”Carnegie” për luftrat ballkanike, shkruan në ”New Republic”, mars 1919:

”Që nga koha e Bajronit e gjer më sot, vështirë të gjesh një europian të perëndimit që t’i ketë njohur shqiptarët e të mos i admirojë. Konsuj, ushtarë, misionarë, etnologë, të gjithë mahniten prej kësaj race tërheqëse dhe origjinale. Unë i kam njohur në gjithë shtresat e kulturës. Kur sjell në mend galerinë e karakterit ballkanik, njerëzit që spikasin me një farë fisnikërie karakteri, janë pothua të gjithë shqiptarë… Në kohën e kryengritjes maqedone mora në shërbim një shqiptar që të mbante arkën me para kur do të kaloja nëpër vise të rrezikshme. Duke pasë dyshim në mund t’i zija ose jo besë, ja thashë këtë dhespotit bulgar të Ohrit. Gjykimi i tij qe i shkurtër dhe i prerë: ”Në është shqiptar, po”.

Sa për arsimin: Miss Edith Durham prej Londre shkruan në ”Manchester Guardian”: Historia e përpjekjeve të Shqipërisë për arsim e qytetërim është nga më të dalluarat në fushën e edukatës.”
Po, është nga më të dalluarat. Shqiptarët nuk kanë pasë të bëjnë vetëm me sundimtarët turq. Kleri grek, vegla politike e qeverisë së Athinës, ka qëndruar në ballë për të ndalur çështjen e shkollave shqipe.
Për të provuar se në çmënyrë të egër ndiqeshin mësonjësit shqiptarë prej klerit grek, paraqes këtë dokument prej librit greqisht ”Mallkimi i shkronjave shqipe……”
Besoj se për njerëzit e ndershëm mjafton me kaq.

Etiketa: GreketshpifjeShqiptarëtSkënder Luarasi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Luan Rama i përgjigjet akuzave të kryeministrit

LSI për 124 emrat e trafikantëve të drogës: Të çohen në prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com