Skandali “Rinas” dhe përgjegjësia jashtë-brenda dhe brenda-jashtë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali “Rinas” dhe përgjegjësia jashtë-brenda dhe brenda-jashtë!

12:59 | 06/07/2016
në Opinion
0

Nga Mentor Kikia

Debati i madh është se kush e ka përgjegjësinë për grabitjen në aeroport. Nga gardhi e brenda e ka TIA, domethënë kompania private e sigurisë që ka kontraktuar ajo ICTS. Nga gardhi e jashtë e ka policia e shtetit. Tani, nëse grabitësi hyn nga jashtë-brenda, atëherë duhej ta kapte më parë policia, se ICST nuk ka armë. Në këtë rast, ata kanë hyrë një herë nga jashtë-brenda, pastaj kanë bërë një xhiro nëpër pistë, kanë kontrolluar avionët, nëse ishin në rregull me oraret dhe pastaj kanë bërë grabitjen, duke ecuar nga brenda-jashtë. Kush e ka fajin këtu? Asnjeri them unë. Edhe TIA, me të drejtë pyeti? Po sikur të na hedhin një shishe me benzinë, nga jashtë-brenda, kush e ka përgjegjësinë? Ndërsa unë po pyes: Po sikur të marrin peng, apo të sulmojnë një avion nga brenda-jashtë? Po sikur të futen kamikazë të maskuar si punëtorë bagazhesh apo roje private, nga jashtë-brenda, e pastaj të sulmojnë nga brenda-jashtë me të gjitha avionët kamikazë? Kush do të ndërhyjë, sepse rojet e ICST nuk kanë armë?

Ja pra, e shikoni që asnjëri s’ka faj. Pikërisht, meqë s’kanë faj, edhe drejtorët e TIA dhe ICTS, as e kanë prishur terezinë fare për çfarë ndodhi në Rinas, por vazhdojnë pushimet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Unë habitem për një gjë. Si ka mundësi që këtu bëhen kaq pak grabitje? Si ka mundësi që nuk e marrin të gjithë shtetin e ta fusin në thes? Po si është e mundur që i gjithë shteti është dhënë me PPP (koncesion). Edhe bankat, edhe ministritë, edhe magazinat e rezervave të shtetit, edhe aeroporti, edhe portet, edhe KQZ-ja, edhe biblioteka kombëtare, arkivat, muzetë, universitetet, bashkitë… gjithçka i është lënë për ruajtje policive private. Po a e dini çfarë janë policët privatë? Ca njerëz pa asnjë përgatije, ca me bark të madh që s’u mbërthehen pantallonat, e ca aq të dobët sa u prek rripi shtyllën kurrizore. Këta rregullojnë turnet, duke bërë 24 orë shërbim që të nxjerrin tre ditë pushim për të bërë ndonjë punë në shtëpi dhe shumicën e kohës flenë në shërbim pastaj. Këta paguhen 20 mijë lekë në muaj dhe ata më me fat kanë marrë pagesën e marsit tani. Këta bashkëpunojnë për të grabitur jo 1 milion euro, por edhe 1 mijë euro.

Këto janë pasojat, kur shteti dorëzon gjithçka tek privatët, me ca standarte skandaloze, ku gjithkush zhvat ç’të mundë. Kështu, është gjithandej, por duhet të plasë bomba për të mësuar se si është e vërteta.

Etiketa: brenda-jashtëICTSjashtë-brendakonçesionMentor KikiapppRinasskandalitia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Reforma në drejtësi, Basha: Ofruam zgjidhje, por prej 17 ditësh Rama refuzon rrugëzgjidhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com