Skandali i PS/ 16 kryebashkiakët që fituan me vota më shumë se numri i votuesve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i PS/ 16 kryebashkiakët që fituan me vota më shumë se numri i votuesve

19:31 | 01/07/2019
në Kryesore
0

Ndërkohë që pritet të mbyllet procesi i numërimit për të gjitha bashkitë e vendit, duket se në numrin final të votave të fituara nga kandidatët e majtë ka një çedim, pasi kryebashkiakët kanë marrë më shumë vota sesa ka qenë numri i votuesve në total.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike dje nga KQZ, deri në orën 19:00, kur u mbyll zyrtarisht votimi, shihet sa ka qenë numri total i votuesve në bashkitë e vendit.

Ndërsa në tabelën e publikuar sot nga KQZ, në bashkitë që ka përfunduar procesi i numërimit, shihet sesa është numrit i votave që kanë fituar kandidatët.

Read more

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

Më poshtë do të shihni rezultatet paraprake që nuk përputhen, për 16 bashki të vendit:

1. Ura Vajgurore – Pjesëmarrja sipas KQZ në Urën Vajgurore deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, është 5900 qytetarë.

Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidatja e vetme në garë rezulton se Juliana Memaj ka siguruar 7.666 vota.

Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota.

Ndërkohë procesi i numërimit në Urën Vajgurore ka përfunduar.

2. Malësia e Madhe – Po ashtu e njëjta situatë është vënë re edhe në Malësinë e Madhe.

KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 7600 qytetarë. Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 8265 vota.

Kandidati i PS Tonin Marinaj siguroi, sipas KQZ, 7.772 vota ndërsa Pjerin Spathari 493 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe  të votave kanë një diferencë prej 665 vota.

Në Malësinë e Madhe është mbyllur procesi i numërimit .

3. Bashkia Belsh – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 6510 qytetarë. Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 6546 vota.

Sipas KQZ, Arif Tafani kandidati i Partisë Socialiste fitoi në total 6.377 vota. Ndërsa Jashar Elezi siguroi 169 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 36 votash.

Në Blesh procesi i numërimit është mbyllur.

4. Bashkia Bulqizë – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 7500 qytetarë. Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 8072 vota.

Sipas KQZ, kandidati i Partisë Socialiste Lefter Alla fitoi në total 7.529 vota. Ndërsa Ilir Balla siguroi 543 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 572 votash.

Në Bulqizë procesi i numërimit është mbyllur.

5. Bashkia Divjakë – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 13000 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Fredi Kokoneshi ka siguruar 13,513 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 513 votash.

Në Divjakë procesi i numërimit është mbyllur.

6. Bashkia Gramsh – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 8947 qytetarë. Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 9076 vota.

Sipas KQZ, kandidati i Partisë Socialiste Klodian Tace fitoi në total 8,471 vota. Ndërsa Sabri Ibrahimi siguroi 605 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 129 votash.

Në Gramsh procesi i numërimit është mbyllur.

7. Bashkia Himarë – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 4165 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Jorgo Goro ka siguruar 4,209 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 41 votash.

Në Himarë procesi i numërimit është mbyllur.

8. Bashkia Lushnje- KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 27243 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Fatos Tushe ka siguruar 28,086 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 843 votash.

Në Lushnje procesi i numërimit është mbyllur.

9. Bashkia Memaliaj – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 4150 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Gjolek Guci ka siguruar 4,206 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 56 votash.

Në Memaliaj procesi i numërimit është mbyllur.

10. Bashkia Selenicë – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 6200 qytetarë. Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 6293 vota.

Sipas KQZ, kandidati i Partisë Socialiste Pëllumb Binaj fitoi në total 5.819 vota, Marildo Hodaj 401 vota dhe Shahin Celaj 73 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 93 votash.

Në Selenicë procesi i numërimit është mbyllur.

11. Bashkia Vau Dejës- KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 5166 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Mark Babani ka siguruar 6,223 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 1057 votash.

Në Vaun e Dejës procesi i numërimit është mbyllur.

12. Bashkia Vorë – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 6120 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Agim Kajmaku ka siguruar 6,208 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 88 votash.

Në Vorë procesi i numërimit është mbyllur.

13. Bashkia Patos – KQZ raportoi se deri në orën 19:00 kishin votuar 8804 qytetarë. Ndërsa në rezultatet e publikuara sot, po nga KQZ, mbi numrin e votave të fituara nga kandidati i vetëm në garë rezulton se Agim Kajmaku ka siguruar 8,465 vota.

Rezultatet midis numrit të votuesve dhe të votave kanë një diferencë prej 61 votash.

Në Patos procesi i numërimit është mbyllur.

14. Në Bashkinë Berat ndodh çudia –  Në Berat ka ndodhur çudia. Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare http://cec.org.al, deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Berat ishte 14000.

Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota.

Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve.

Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118.

Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.

15. Bashkia Maliq – Ndërkohë që i njëjti rezultat ka ndodhur edhe në  bashkinë Maliq.

Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 1268 vota më shumë sesa numri i votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare http://cec.org.al, deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Berat ishte 12005.

Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 13.273 vota.

Ndërkohë që deri në orën 12:52, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 3 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 1268 vota numrin e votuesve.

Në total janë 81 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 78.

Kandidati i vetëm në këtë garë, ai i Partisë Socialiste Gëzim Topçiu sipas KQZ, aktualisht ka 13,273 vota.

16. Bashkia Korçë – Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 429 vota më shumë sesa numri i votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare http://cec.org.al, deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Korçë ishte 21797.

Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 22226 vota.

Ndërkohë që deri në orën 12:52, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 3 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 429 vota numrin e votuesve.

Në total janë 167 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 164.

Kandidati Sotiraq Filo sipas KQZ, aktualisht ka 20,490 vota dhe Leonard Olli 1,736 vota.

 

 

Etiketa: 8 kryebashkiakët e PSkqzprocesi i numerimitvota më shumë se numri i votuesvevotimet diten e djeshmezgjedhjet e 30 qershorit

Të Lidhura

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

nga 27
08:23 | 18/12/2025
0

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në...

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:09 | 18/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

nga 27
08:03 | 18/12/2025
0

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:45 | 18/12/2025
0

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do...

Para
Arta Dade: Keqardhje për PS-në e Rilindjes, ka pranuar të ulë zverkun nën këmbët e Edi Ramës

Arta Dade: Keqardhje për PS-në e Rilindjes, ka pranuar të ulë zverkun nën këmbët e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com