Skandali/ Del bllof ministrja e Arsimit, pyetja e përkthyer nga anglishtja: DANIN e kanë bërë TURI (Foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Del bllof ministrja e Arsimit, pyetja e përkthyer nga anglishtja: DANIN e kanë bërë TURI (Foto)

16:45 | 15/06/2020
në Kryesore
0

Prej tre ditësh maturantët kanë protestuar përballë Ministrisë së Arsimit lidhur me pyetjet absurde në testin e Gjuhë-Letërsisë, të cilat siç ata shprehen ishin jashtë programit.

Një nga pyetjet që mori edhe më shumë vëmendje, për të cilën të gjithë ranë dakord, që ishte pakuptim, ishte pyetja me Turin dhe varkën e tij.

Por duket se Besa Shahini kishte menduar një mënyrë më të thjesht për të testuar gjimnazistët, duke e përafruar tezën me atë të testit të gjuhës angleze në Cambridge, ku një nga pyetjet është shumë e ngjashme me pyetjen e Turit, për mos të thënë e njëjtë.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Ky rast është denoncuar nga pedagogia Edlira Gjoni.

Postimi i plotë

Shikoni faqet 8 dhe 9 të këtij testi, te pjesa Reading! Turi duhet të jetë shoku i Danit në këtë tekst të përafërt. Alternativat e logjika ngjasojnë. Po kërkoja të plotin, se kuptohet lehtë që pyetja për maturantët tanë është e marrë e gatshme dhe e përkthyer, në pjesë si kjo.

Po edhe nga Cambridge në qoftë marrë, me leje e me liçencë, si u bëka testimi i shqipes sipas stilit, mendimit e leximit të anglishtes?

Kur t’u mësoni e testoni fëmijëve anglisht, po, përdorini këto metoda. Ama shqipes nuk i bën ky kostum!

Cili është komisioni që e hartoi? Po me Katedrën e Gjuhës Shqipe, jeni konsultuar?

Pse duhen pyetje me shqipe e kontekst të sforcuar barkash në lumë? Ç’i gjeti pyetjet për të zbërthyer fjali si kjo më poshtë:

“Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësi e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që e quajmë komb, e ky do të ishte një ushqim shpirtëror për ne e për të afërmit tanë”

Zbërthim i logjikës, tekstit e pjesëve të nënrenditura të kësaj fjalie të M. Frashërit. Pse të mos vënë këtë fjali për përgjigje alternativash, nëse duhen! Po pse të zhduket nga qarkullimi kjo metodë e testimit të shqipes? Një fjali e ngjashme më ka rënë në një provim gjuhësie në periudhën mes maturës dhe universitetit. Nuk më shqitet nga mendja! Më ka bërë ta dua shqipen po aq fort sa veten.

Fjalia e Turit nuk e ka këtë efekt. As pyetjet rreth saj.

Do themi: “Ç’na duhen pjesët e nënrenditura”?

Për të njëjtën arsye që na duhet kimia, matematika, shkolla e gjithë: të na stërvisë logjikën e të mos na lejojë të bëjmë gabime në shqip!

Gjuha jonë testohet me metoda, tekste dhe kontekste shqip!

Hartuesit e Cambridge e kanë bërë punën e tyre për veten, jo për ne. E kanë bërë duke pasur në themel të logjikës shkruese e testuese gjuhën e tyre, jo tonën.

Nuk matet uji me vizore. As portokallet me litra. As shqipja pra, nuk mund të testohet me metodat që mendoni ju se janë moderne!

E kush janë ata që merrin përsipër të ndryshojnë thelbësisht mënyrën e trajtimit të saj?

Gjuha, flamuri, himni, janë simbole, jo fushë eksperimentale!

Ndaleni këtë masakër, se është njëlloj si t’ia vësh flakën vetë shtëpisë, nga brenda! E të mburresh që di të përdorësh çakmak, jo shkrepëse!
https://www.cambridge-exams.ch/sites/default/files/pet_s_reading_and_writing.pdf

Më poshtë mund të ndiqni fotot e dy testimeve

Etiketa: Besa shahiniMinistrija e Arsimittesti i Gjuhë-Letërsisëteza e gjuhës angleze në Cambridge

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

8 raste të reja në Krujë, drejtoresha e spitalit: Virusi u shtua se njerëzit menduan se u largua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com