Skandali 22 milionë euro: Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali 22 milionë euro: Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

15:16 | 10/10/2020
në Kryesore
0

Inceneratorët, korrupsioni qeveritar lidhur me to, skandalet dhe denoncimet kanë qenë të pandalshme dhe të pafundme që nga dita e parë e firmosjes së inceneratorit të Elbasanit. Ky ishte hapi i parë për futjen e inceneratorëve në Shqipëri, i cili më pas ka shkuar në Fier, dhe në Tiranë.

Ndërkohë që flitet për disa dhjetëra milionë euro të marra nga kompanitë e inceneratorëve, vetëm ai i Elbasanit ka përfunduar, të tjerët ende nuk janë ndërtuar.

Denoncimet në media, përfshirë këtu edhe CNA.al kanë qënë të shumta dhe kanë treguar se kush janë personat e përfshirë në këtë skemë, e cila fillon me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Ky është një nga personat e skemës së inceneratorëve, shtetas shqiptar dhe rezident në Bullgari, me një të shkuar të dyshimtë.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Gjithashtu në skemat e këtyre inceneratorëve përfshihet edhe Klodian Zoto, ish-zyrtar socialist. Por, edhe emra të tjerë, të cilët më pas kanë krijuar zinxhir kompanish një në ortakëri edhe me pronarë televizionesh.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka raportuar më parë në lidhje me kompaninë e ndërtuar në Bullgari nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, në ortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit.

Kjo kompani më pas bleu 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Pra, bëhen bashkëaksionerë me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha.

Image

Skandali i 22 milionë eurove

Përtej gjithçkaje që është thënë dhe është shkruar ka edhe detaje që tani po dalin në dritë. Pra, janë ende të pazbardhura dhe që ditët e fundit kanë filluar të bëhen një shqetësim për zyrtarët lokalë të Bashkisë në Elbasan, por edhe për ministritë përkatëse, të cilat kanë firmosur PPP-në e inceneratorëve.

Sipas burimeve të siguruara nga CNA.al po përgatitet që të bëhet dorëzimi i inceneratorit të Elbasanit, tek bashkia e këtij qyteti. Por, që duket se ka probleme. Dhe autoritetet qendrore dhe lokale nuk po firmosin dorëzimin e tij.

Kjo për disa arsye.

22 milionë euro koncesion për një incinerator në Shqipëri, i cili në fakt nuk dihet nëse mund të quhet i tillë, apo është një kaldajë me naftë për të djegur plehrat.

Sipas kontratës, inceneratori do të investohej nga privati dhe qeveria pas disa kohësh do të fillonte të paguante, do të bënte djegien e plehrave dhe me djegien e tyre do të prodhohej energji dhe avull.

Sot jemi përballë një fakti. Inceneratori, nëse mund të quhet i tillë ky që është ndërtuar në Elbasan, mund të jetë ndezur ndonjëherë për të djegur ca plehra dhe atje është bërë edhe kapsulimi i mbetjeve. Por, ende deri tani askush nuk ka mundur të tregojë apo të provojë se ai prodhon avull dhe energji elektrike.

Image

Një fakt është i sigurtë. Nga një incenerator, i cili duhej të shërbente për zhdukjen e mbetjeve dhe të ruante ambientin, ai që është ndërtuar në Elbasan, është ne fakt një “kaldajë” me naftë.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte me energji elektrike, të prodhonte prap energji me një kosto më të ulët dhe të përfitohej edhe avulli nga djegia e mbetjeve, në fakt kemi një miksim pajisjesh të kthyera në “ngrehina” llamarinash, të cilat nëpërmjet një kaldaje me naftë djegin mbetjet dhe ndotin ambientin.

Pra, me një kosto 22 milionë euro po bëhet një djegie mbetjesh me “kaldajë” nafte, si në shekullin e kaluar.

Ndoshta qeveria nuk e kishte menduar, por ky është një fakt. Dhe tashmë zyrtarët lokalë dhe ata qendrorë, nuk po zgjidhin dot një problem madhor. Atë të faktit sesi do të përfitohet endergjia apo edhe avulli nga ky i ashtuquajtur incinerator, i cili punon me naftë.

Dhe shteti shqiptar ka paguar jo pak, por gati 22 milionë euro, në një kontratë koncesionare.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, përplasja mes kompanisë koncesionare të Stela Gugallës dhe qeverisë vazhdon të jetë e fortë. Autoritetet duket se janë përballë skandalit dhe faktit se duhet të firmosin një përgjegjësi, e cila mund t’i çojë prapa hekurave. Sepse ende nuk është provuar që inceneratori të ketë të gjitha standardet sipas kontratës së firmosur me qeverinë.

Për këtë ka pasur edhe akuza se ai është një objekt i madh llamarinash të mbledhura rrugëve të Europës, që ka kushtuar të paktën rreth 7 milionë euro më pak sesa kontrata e firmosur. Por, nga ana tjetër janë hedhur edhe të tjera akuza, se ai nuk ruan mjedisin. Nuk ka standardet e duhura, sipas çertifikatës teknologjike të firmosur nga palët.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte në mbrojtje të mjedisit, ndoshta me energji elektrike apo me gaz, kemi të bëjmë me një “kaldajë” me naftë që djeg plehra dhe ndot ambientin. Përtej asaj që pretendohet se është një incinerator i standardeve të fundit të Bashkimit Europian.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se inceneratori i Elbasanit, ende nuk është provuar asnjëherë të prodhojë energji elektrike, apo avull në shërbim të qytetarëve apo Bashkisë së Elbasanit. Kjo tashmë është e provuar.

Sesi do të procedohet më tej dhe kush do jenë personat që do firmosin marrjen në dorëzim të tij. Pra të këtij inceneratori, që mund të quhet një “kaldajë” me naftë e investuar 22 milionë euro nga qeveria, duket mjaft e vështirë, për shkak të përgjegjësive që mund të kenë.

Një tjetër zyrtar i tha CNA.al se në rast se plehërat do të digjeshin nga një kaldajë me naftë, siç po ndodh me inceneratorin e Elbasanit, aty ishte metalurgjiku, plehrat mund të çoheshin në furrënaltat e tij, të digjeshin, të vendoseshin edhe disa filtra në oxhak dhe gjithçka ishte e zgjidhur.

Nuk kishte nevojë që qeveria të paguante 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe një ngrehinë llamarinash që punon me naftë të paguhej me miliona euro nga xhepat e shqiptarëve dhe pastaj zyrtarët të kenë frikë të firmosin për shkak të faktit se nuk kanë përballë atë standart që është kërkuar.

Kontrata koncesionare dhe zbatimi i saj, sipas të gjitha akuzave, dyshimeve dhe hetimeve që po kryhen, janë një skandal korruptiv midis bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, Stela Gugallës dhe qeverisë shqiptare dhe tashmë gjithçka pritet të zbardhet nga SPAK./ CNA.al

Etiketa: Bashkia Tiraneerion veliajKompania e inceneratorëvepronarja e Top Channelqeveria RamaSkandali i 22 milionë eurovevjollca hoxha

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Silva Bino shërohet nga koronavirusi, del nga spitali Infektiv

Silva Bino shërohet nga koronavirusi, del nga spitali Infektiv

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com