Skandalet e ndërtesave/ Akt-espertimi për legalizim, ku “firmosin” njerëz të vdekur prej kohësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandalet e ndërtesave/ Akt-espertimi për legalizim, ku “firmosin” njerëz të vdekur prej kohësh

06:45 | 17/12/2019
në Kryesore
0

Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” u diskutuan arrestimet për tërmetin e 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala, teksa fliste për konstatimet e prokurorit në lidhje me çështjen përmendi disa skandale sipas saj, për pallatin që u shemb pjesërisht (kati i parë ishte bërë lokal).

“E para muret mbajtëse janë zëvendësuar me vetrata xhami”, tha ajo, por dhe skandali më i madh sipas saj qëndron te dokumentet e dorëzuara për legalizimin.

Read more

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

“Të gjitha dokumentet që ka dorëzuar për legalizimin, sepse ka marrë edhe 26 metra katrorë hapësirë publike, të cilën e ka legalizuar më vonë në favorin e tij, rezulton që në të gjithë këtë pjesë ka dorëzuar dokumente që nuk mbajnë datë dhe pa asnjë akt nënshkrimi, pra janë dokumenta pa kokë, thjeshtë copa letre dhe skandali më i madh që e ka legalizuar. Nuk ka datë nuk mban firmën e investitorit”, tha Lala

Ajo shpjegoi se si ish-drejtori i Aluiznit ka firmosur legalizimin pa pritur përgjigje nga Urbanistika.

“I shpallur në kërkim drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, në ditën që është bërë legalizimi, po atë ditë, po atë datë, po atë moment i është dërguar informacion edhe Urbanistikës. Në këtë rast A ALUIZNI do duhet të presë përgjigje. Zoti Gjuzi në moment që ka dërguar shkresën e ka legalizuar” , shtoi Lala.

Për hotel “Mira Mare” në Durrës, që u shemb tërësisht nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku dhe humbën jetën dy persona, rezulton të jetë ndërtuar pa leje dhe të jetë legalizuar me dokumente të falsifikuara. Sipas gazetares, ndërtuesi i arrestuar i këtij hoteli, Ruzhdi Xheka ka përdorur një akt-ekspertimi të falsifikuar për të legalizuar këtë objekt. Ky akt-ekspertimi, tha gazetarja Lala, i përket një eksperti që ka ndërruar jetë 5 vite përpara legalizimit të hotel “Mira Mare”.

“Do ta nis fillimisht me pistat e hetimeve, ku është ndalur Prokuroria. Janë tre prokurorë, të cilët janë duke u marrë me hetimin për të gjitha banesat dhe objektet e shembura. Dhe më pas është një grup prej tre prokurorësh të tjerë, të cilët po merret me ato ndërtesa që kanë pësuar dëmtime të rënda, dëmtime të mesme apo dëmtime të lehta. Dua të nis pikërisht nga “Mira Mare”. Aty është arrestuar ndërtuesi i “Mira Mares” Ruzhdi Xheka. Në rrënojat e këtij hoteli për fat të keq humbën jetën dy persona. Hotel “Mira Mare”, jo vetëm që është legalizuar është një ndërtim tërësisht pa leje dhe është legalizuar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e thotë shumë qartë, hotel “Mira Mare” ka filluar të ndërtohet për vite me radhë për të përfunduar dhe për t’u legalizuar në vitin 2018. Problemi është që për legalizimin e këtij objekti, ndërtuesi ka përdorur krahas të tjerave edhe një akt-ekspertimi që është i domosdoshëm për legalizimin dhe është një akt-ekspertimi tërësisht i falsifikuar, sepse eksperti i cili presupozohet që e ka përpiluar këtë akt, rezulton të ketë ndërruar jetë 5 vite përpara se sa të bëhej legalizimi”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia tha që arrestimet e kryera janë në nivelin më të ulët dhe kanë prekur ata që nuk kanë ditur për çfarë bëhet fjalë: “Pallatet edhe ata që nuk janë shembur janë për të ikur natën. Arrestimet kanë prekur deri tani nivelin më të ulët të mundshëm që as nuk e kanë ditur për çfarë bëhet fjalë.

Tek inspektorët e IKMT-së, nëse inspektori do ishte një zotëri, po të shikonte ndërhyrjet në strukturë do vinte alarmin. Por, IKMT sot është e mbushur me policë, janë shkatërruar institucionet pastaj pallatet.”, tha Kikia.

/opinion.al/

Etiketa: akt-espertimiDrejtori i ALUIZNI-tFlamur Gjuziklodiana lalalegalizimMentor KikiaMira Marendertesanjerëz të vdekurOpinionskandalet

Të Lidhura

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:29 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:27 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

nga 27
14:17 | 16/03/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi përplasja mes katër...

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

nga 27
14:11 | 16/03/2026
0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për zhvillimet brenda PD dhe ndryshimet e paralajmëruara të statutit të partisë gjatë mbledhjes...

Para
Tërmeti/ Shkon në 46 numri i viktimave, nxirren 4 anëtarë të familjes Lala

Zuri poshtë 8 shpirtra, si u legalizua përmes falsifikimit vila e familjes Lala (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:11 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:07 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com