Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

08:38 | 16/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

Rama po sillet si klloun, një i çmendur që po çon Shqipërinë drejt destabilizimit –

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me rreth 1,4 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas Open Data, ndërkohë që totali i fondeve publike të transferuara deri më tani ka arritur në 9,1 miliardë lekë rreth 92 milionë euro.

Fondet janë alokuar teksa objekti kryesor i kontratës, ndërtimi dhe funksionimi i inceneratorit, nuk është realizuar.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë pohuar Monitor më parë se, pagesat kryhen mbi bazën e faktit se kontrata PPP nuk është shpallur e pavlefshme dhe vazhdon të jetë ligjërisht në fuqi. Në këto kushte, ministria argumenton se ka detyrim të zbatojë kontratën dhe të kryejë pagesat e parashikuara, pavarësisht se objekti i saj nuk është realizuar. Pagesat nuk lidhen drejtpërdrejt me ekzistencën e inceneratorit, por me ofrimin e asaj që në kontratë quhet “shërbim i integruar i menaxhimit të mbetjeve”.

Kontrata për ndërtimin e inceneratorit është reduktuar në depozitim të mbetjeve në landfill, pa proces incinerimi, pa rikuperim energjie dhe pa teknologjinë që përbën thelbin e projektit me PPP.

Megjithatë, kontrata është hartuar në mënyrë të tillë që shteti paguan një tarifë fikse vjetore, e cila nuk kushtëzohet nga përfundimi i investimit. Kjo do të thotë se kompania përfiton fonde publike edhe në mungesë të impiantit, mjafton të deklarojë se është në “gatishmëri” për ofrimin e shërbimit.

Në terma të menaxhimit të financave publike, kjo bie ndesh me parimin bazë të eficiencës dhe të pagesës kundrejt rezultatit. Rreziku i projektit, që në një PPP normale duhet të mbahet kryesisht nga privati, është transferuar pothuajse plotësisht te shteti.

Çdo vit që kalon pa ndërprerje ose rinegocim të kontratës, kostoja për taksapaguesit rritet, pa asnjë përmirësim në trajtimin e mbetjeve urbane. Aktualisht kompania e inceneratorit të Tiranë është në sekuestro administrohet nga Agjencia për administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Në këtë fazë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk është pronare e pasurive që administron. Ajo vepron si kujdestare e përkohshme për pasuri që janë nën sekuestro preventive, pra për pasuri që ende nuk janë konfiskuar me vendim të formës së prerë.

Kjo do të thotë se, ligjërisht, shteti nuk i konsideron këto pasuri si të vetat, por thjesht si asete që duhet të ruhen dhe të mos humbasin vlerë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Në këtë kuadër aktiviteti ekonomik i Integrated lejohet të vazhdojë dhe të ardhurat që krijohen nuk trajtohen si të ardhura buxhetore. Ato regjistrohen në llogaritë e vetë shoqërisë së sekuestruar dhe përdoren për shpenzime operative, paga, detyrime kontraktore ose mbahen të bllokuara financiarisht në pritje të një vendimi përfundimtar. /Monitor.al

Të Lidhura

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

nga 27
15:29 | 11/06/2026
0

Futbollistët e Gjermanisë marrin përsipër shpenzimet për transportin publik të tifozëve gjermanë. Nisma, që u bë e ditur nga Federata...

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

nga 27
15:05 | 11/06/2026
0

Tre marinarë indianë janë konfirmuar të vdekur pas sulmit të ndërmarrë nga forcat amerikane ndaj një tankeri të lidhur me...

Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

nga 27
13:57 | 11/06/2026
0

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belind Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të...

Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

Rama po sillet si klloun, një i çmendur që po çon Shqipërinë drejt destabilizimit –

nga 27
13:43 | 11/06/2026
0

Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentoi protestat e qytetarëve kundër qeverisë, duke thënë se dalja...

Para
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

15:29 | 11/06/2026
Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

15:05 | 11/06/2026
Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

13:57 | 11/06/2026
Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama –

Rama po sillet si klloun, një i çmendur që po çon Shqipërinë drejt destabilizimit –

13:43 | 11/06/2026
Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

Janë temperatura të larta –

13:31 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –
  • Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –
  • Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –
  • Rama po sillet si klloun, një i çmendur që po çon Shqipërinë drejt destabilizimit –
  • Janë temperatura të larta –
  • “Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –
  • Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com