Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion me grurë është përmbysur duke dalë nga rruga.
Mjetet të cilat po qarkullonin në autostradë kanë kaluar pa u shqetësuar, mbi grurin e derdhur, poashtu edhe makina e Policisë Rrugore.
Kjo e fundit e cila ka për detyrë ruajtjen e sigurisë rrugore, në vend që të ngrinin postobllok dhe të ndalonin mjetet e tjera të kalonin mbi grurë, i kalojnë edhe vetë me mjetin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë.
Kamioni drejtohej nga personi i identifikuar me iniciale A. A.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.