Kur shikoni këtë lokal, ku pihet duhan nga të gjithë klientet, do mendoni që është në një lagje periferike të Tiranës, aty ku inspektorët dhe policët përtojnë të shkojnë. Mos u nxitoni! Kohët kanë ndryshuar. Inspektorët dhe policët janë zhvendosur në periferi.
Ka vetem një lokal ku mund të shkelësh ligjin dhe nuk të kap askush. Ai është lokali i Ministrisë së Brendshme. Aty ku futen me shumë policë se kudo tjetër, por jo për të vënë gjoba dhe për të ndaluar njerëz të pambrojtur.
Aty policët dhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme shkojnë për të pirë duhan, për të shkelur ligjin të pashqetesuar nga vetja. Në këtë lokal mungon vetëm sllogani “Policia që duam”.
Të ulur në tavolinat e kafenesë brenda lokalit ata shfaqen duke pirë cigare, duke tymosur dhe nuk iu bën aspak përshtypje kjo edhe pse është e ndaluar me ligj.
SKANDAL çfarë ndodh brenda lokalit të Ministrisë së Brendshme, punonjësit duke tymosur