Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku është ndalur në atë që e konsideron si turi i falenderimeve për zgjedhjet e 14 majit, ka komentuar arrestimin e ish-Kryebashkiakut Vangjush Dako.
Rama u shpreh se nuk mund të ndjehet mirë kur shikon dikë që e ka pasur në krah dhe sot ka në krah avokatin.
“S’ke si ndjehesh mirë kur shikon dikë që ka qenë krah teje e sot është në krah të avokatit, ndihesh keq kur shikon sesi përdoret forca për të bërë gjëra që nuk shkojnë”, u shpreh Rama.
Dako u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Kryebashkiakun e Durrësit dhe 9 ish-punonjës të Bashkisë së qytetit bregdetar.
Vangjush Dako e drejtoi Bashkinë e Durrësit për 3 mandate deri në vitin 2019. Po në vitin 2019, Dako dhe familjarët e tij iu shtuan listës së zyrtarëve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.