Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“S’ka qenë vendim i lehtë”/ Jonida Vokshi largohet pas 10 vitesh nga Digitalb

Nga Ejona 0

Moderatorja Jonida Vokshi ka bërë me dije se do të largohet nga Digitalb.

Në një postim në Instagram, Jonida ka shkruar se largimi pas dhjetë vitesh në Digitalb nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal, kanë bërë që unë nga shtatori e tutje të tërhiqem nga DIGITALB – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.”-shkruan Vokshi.

Statusi i Jonida Vokshit në Instagram:

“Zgjodha këtë spot, sepse nga më shumë se 60 që kam realizuar për DIGITALB, ky është më i dashuri për mua. Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju. Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal, kanë bërë që unë nga shtatori e tutje të tërhiqem nga DIGITALB – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot. Mbase një ditë do jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.

Në fund, ju falenderoj JUVE që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. JU FALEMINDERIT ndjekës e miq të mitë? Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura!”

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej